Flash

Video/ Kallaku e L. Vila i japin Teutës fitoren në derbi: shuhet ëndërra europiane, Erzeni ndjen frikë mbijetese

Lapsi.al 22 April 2023
Video/ Kallaku e L. Vila i japin Teutës fitoren në derbi: shuhet

Në një kampionat të çmendur, nga ëndërra europiane në luftë për mbijetesë duhen vetëm pak ndeshje për të kaluar. Po e provon në kurriz të tij Erzeni, i mundur në derbi 2-0 nga Teuta, që e arrin në renditje. Durrsakët kanë fituar bindshëm përballë shijakasve në stadiumin “Niko Dovana”, në ndeshjen e javës së 30 të Superiores. Kallaku me penallti e L. Vila vendosën ndeshjen në favor të Teutës, qe humbi edhe një 11 metërsh në fund.

Kapllani kishte menduar kundërsulmin për tiu përgjigjur presionit që Teuta do të ushtronte. E megjithatë, skuadra e Martinit nuk doli në aventurë dhe për rrjedhojë pjesa e parë prodhoi shumë pak raste. Mundësinë më të mirë e kishte Teuta, me Albion Markun. Erzeni mbylli mirë hapësirat në 45 minutat e para, por u rrëzua në të dytën. Teuta mori skenën e udhëhequr nga Kallaku e L. Vila, dy njerëzit më përfaqësues të durrsakëve.

[video width="872" height="492" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/vila-1.mp4"][/video]

Lexo më tej: “Me një lojtar më pak, mund të fitonim”. Tetova ka rezerva për arbitrimin, por jo për rezultatin

E megjithatë u desh një prekje me dorë e topit nga Enk në zonë, për të zhbllokuar ndeshjen, Penallti për Teutën në minutën e 64' e Kallaku nuk gabon 11 metërshin e rëndësishëm. Erzeni e ndjeu goditjen dhe pësoi golin e dytë në të 76’. Lorenco Vila dyfishoi shifrat e, në minutat shtesë, Teuta mund të bënte tris, por Çyrbja gaboi nga pika e bardhë. Nuk është se do të ndryshonte gjë në renditje, por do ishte një zhbllokim për lojtarin, që vjen nga një moment i komplikuar.

[video width="872" height="492" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/Kallaku.mp4"][/video]

Me këtë fitore Teuta i lë provizorisht Kukësit zonën playout. Durrësakët ngjiten në vendin e 7 me 38 pikë, duke arritur Erzenin. Me 6 javë të mbetura deri në fund, lufta për mbijetesë po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI