Flash

Bileta më e shtrenjtë në Stamboll është 690 euro: UEFA publikon çmimet për finalen e Champions

Lapsi.al 23 April 2023
Bileta më e shtrenjtë në Stamboll është 690 euro: UEFA
Champions League ka mbërritur tashmë në aktin e parafundit dhe përplasjet nuk mund të jenë më interesante. Këto janë padyshim gjysmëfinalet më të bukura dhe të ekuilibruara ndonjëherë, të servirur nga kompeticioni më i rëndësishëm europian për klube. E në këtë pikë, duke parë edhe interesimin e jashtëzakonshëm, edhe çmimet kanë fluturuar. Vetëm katër skuadra kanë mbetur në garë, duke kërkuar një biletë për finalen e madhe të Stambollit. Akti i fundit i Champions është programuar të zhvillohet me 10 qershor në ‘Ataturk Olympic Stadium’. E tani UEFA ka publikuar edhe çmimet e biletave për finalen e madhe të Stambollit. Çmimet e biletave për finalen e Champions të këtij sezoni do të jenë të njëjta si në vitin 2022 në Paris, ka njoftuar UEFA. Duke u futur në detaje, biletat janë ndarë në katër kategori. Bileta më e lirë është 70 euro, ndërsa ajo më e shtrenjta 690 euro. Gjysmëfinalet e Champions League do të diskutohen mes Milan e Inter dhe Manchester City e Real Madrid. 4 skuadra që do të luftojnë për finale e madhe. E ku për herë të parë pas 6 vitesh do të jetë një skuadër e Serie A. Çdo finalist do të ketë të drejtën e 20 000 biletave, ndërsa numri i tifozëve që pritet të jetë i pranishëm në stadiumin Olimpik në Stamboll është 72,000 persona. Lexo më tej: Finalja e Champions, Stambolli në rrezik: UEFA mund të ndryshojë selinë

MOTIVI

Publikimi i çmimeve dhe mundësia e rezervimit të tyre synon të shmangë kaosin e ndodhur në finalen e vitit të kaluar. Në Paris, dhjetëra tifozë u përpoqën të futeshin me forcë në stadium për finalen Real Madrid-Liverpool.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI