Flash

Cassano i përgjigjet Mourinhos: "Bëre një tjetër figurë m*ti, përveç mënyrës si i bën ekipet e tua të luajnë"

Lapsi.al 10 April 2023
Cassano i përgjigjet Mourinhos: "Bëre një tjetër

Polemika në distancë mes Antonio Cassano dhe José Mourinho është pasuruar me një kapitull të ri. Fantantonio iu kundërpërgjigj në të njëjtën mënyrë Special One. Pas fitores ndaj Torinos, portugezi kujtoi një sherr të furishëm mes ish-futbollistit dhe Marko Livaja në kohën e Inter. “Të dashur ndjekës, nesër mbrëma do të jem në Bobo TV e do të them gjithçka - nisi Cassano në Instagram -. Por dua të paraprij diçka për Mourinho dhe fjalët për Livaja. Asgjë nuk ka qenë e vështirë në jetën time, vetëm nga mosha 0 deri në 18 vjeç. U grinda me Livaja, thamë gjithçka e më shumë por pas dy ditësh ishim miq si më parë. Nëna ime më mësoi të mos kisha frikë nga asgjë dhe askush. Kam debatuar me 30,000 njerëz.

Dikush të ka spiunuar, thuaji spiunit se njëzet vetë ishin aty dhe nuk pati asnjë konfrontim fizik. Nuk mora asgjë. Thuaji atij lepurushi që të tregon ka*lliqe, se është thjesht një m*t. E kjo është një tjetër figurë m*ti përveç mënyrës se si i bën ekipet e tua të luajnë. Në jetën time nuk kam pësuar nga askush, kurrë. Ndoshta kam qenë me fat, por kurrë nuk kam pasur frikë nga asgjë dhe askush. E në Bobo TV do të themi të tjera”.

Lexo më tej: Sherr në distancë, Mourinho i përgjigjet Cassanos: “Pastaj vjen Livaja, e zbavitesh më pak”

Ato që ndezën debatin ishin fjalët e Cassano, i cili kohët e fundit nuk kishte përdorur mënyra të buta për të përshkruar trajnerin e Romës: "Sot për mua ai është një trajner që nëse stërvit Real Madrid ose Sanmartinesen është njësoj. Atij nuk i plas ka*i fare për futbollin”.

CASSANO, LIVAJA E PRECEDENTI I 2012/13

Për të kuptuar se çfarë situate i referohet Mourinho, duhet kthyer dhjetë vjet pas në kohë. Në sezonin 2012/13, Cassano dhe Livaja luanin për Interin e trajnuar nga Stramaccioni. Mes të dyve kishte pasur një mosmarrëveshje në stërvitje, për shkak të një qëndrimi arrogant që barezi mbajti ndaj kroatit (i cili tani luan për Hajduk Split). Livaja ishte njëmbëdhjetë vjet më i ri se Cassano. Në këtë grindje, sipas Mourinho (i cili në atë kohë ishte trajner i Real Madrid, por kishte mbetur në kontakt me disa lojtarë zikaltër), kishte qenë Cassano ai që e pësoi më keq.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI