Flash

"Vetëm të heqim supin", Hallaçi shpërthen kundër arbitrave për penalltinë që vendosi ndeshjen

Lapsi.al 10 April 2023
"Vetëm të heqim supin", Hallaçi shpërthen

“Për momentin penalltinë e kam parë vetëm me telefon dhe nuk bindem, është për të ardhur keq. Vetëm po të heqim supin, që nuk hiqet se jemi njerëz. Nuk di çfarë të flas, po nuk e di pse u dha penallti. Nëse topi ka prekur dorën jam dakord. Është e pamundur të heqim supin, është e pamundur të kërcesh me dorën ngjitur, se kemi luajtur edhe ne futboll". Rrahman Hallaçi nuk qetësohet pas ndeshjes, me mendjen ende tek penalltia e akorduar me VAR pas 3 minutave kontroll. Pikërisht ai vendim për prekjen e topit me dorë nga Barbosa nuk e bind fare teknikun kuksian: "Më vjen keq, mendoj se nuk është penallti, skuadra djersiti për një pikë dhe ishim afër fitores. Por duhet të qetësohemi e përqendrohemi. E dimë se çfarë vështirësie po kalon ekipi. Duhet të gjejmë forca të ngremë skuadrën se kampionati ka ardhur në një fazë mjaft kritike", shpjegoi Hallaçi.

Lexo më tej: Video/ Penallti me VAR katër minuta nga fundi, tërbohet Kukësi: Tirana merr kryesimin falë Hasanit

Tekniku ka folur edhe për bojkotin e pretenduar të ekipit të Kukësit për rrogat: "E kam parë që është shkruar që nuk ka dalë në stërvitje. Por ne kemi bërë dy seanca në palestër, kemi kombinuar vrapimet në Liqenin Artificial dhe na ka shërbyer. Ndoshta kush ka ardhur te fusha dhe nuk na kanë parë nuk ka pyetur, ka qenë keqkuptim", tha Hallaçi. E në fakt, skuadra që u pa në fushë ishte tepër e motivuar për të qenë protestuese.

SHEHI: "E KAM THËNË QË DUHET TË JEMI CINIKË"

“Jam i kënaqur nga pikët që morëm sot. E kam thënë që duhet të jemi cinikë. Rrezikuam disi në fund duke futur Behiratçen që të mbronte topat e ardhur nga lartë". Orges Shehi është kthyer të jetë i pari në renditje, pas 2-1 të Tiranës së tij me Kukësin. Tekniku bardheblu ka folur shkurt, duke shpjeguar mungesën e shkëlqimit të të tijve: "Dy ndeshje njësoj nuk besoj se ka. Kjo ndeshje nuk hyn te më të mirat por ka një të përbashkët që morëm rezultatin. Akoma nuk jemi me skuadrën dhe lojtarët 100%. Të kesh Deliun jashtë, Abazajn jo në formën më të mirë, Patriku dihet që nuk është, dihet që të kushtëzojnë te zëvendësimet", tha Shehi.

Tetë ndeshje nga fundi dhe dy pikë avantazh ndaj Partizanit: "Është e vërtetë që janë finale. Unë do të thoja që në disa momente kemi qenë me fat sepse kemi portier të mrekullueshëm. Te penalltia nuk mendoj se është çështje fati. E rëndësishme është që të marrim pikët. Edhe pse nuk dua të pësojmë gol në goditjet standarde”, e mbylli Shehi.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI