Flash

Hamann ul me këmbë në tokë Bellingham: "I duhet të ndryshojë sjellje nëse pretendon klube të mëdha"

Lapsi.al 10 April 2023
Hamann ul me këmbë në tokë Bellingham: "I duhet të

Jude Bellingham ka qenë një lojtar fondamental për Borussia Dortmund këtë sezon. Mesfushori anglez ka shënuar 10 gola e shtatë asist në 37 paraqitjet e tij në të gjitha takimet me verdhezinjtë. E kuptueshme që lojtari të jetë objekt i bisedimeve intensive të merkatos në fund të sezonit. Real Madrid, Liverpool dhe Manchester City janë përfolur prej kohësh se interesohen për 19-vjeçarin. Kështu, Bellingham me shumë mundësi do të luajë në një mes tyre sezonin e ri. E megjithatë, Dietmar Hamann nuk ka pëlqyer dicka te mesfushori.

Ish-lotari i Reds ka rezerva mbi mënyrën e lojës së Bellingham. Jo ai është shumë i talentuar, por Hamann beson se anglezi duhet të rrisë disiplinën në lojën e tij. Ish-ylli i Liverpool evidentoi se shokët e skuadrës te Dortmund kanë 'frikë se mos e shqetësojnë atë'. Kështu, Bellingham ka nevojë për dicka që shkon përtej talentit: disiplinë. Një karakteristikë e fortë e gjermanëve por jo dhe aq e anglezëve: "Nuk jam shumë i sigurt për Bellingham - tha Hamann -. Ai është një lojtar tepër i talentuar që ka aftësi të jashtëzakonshme. E vetmja gjë që ai nuk ka është disiplina”, tha Hamann për Sky Germany. Sipas mesfushorit, nëse ai dëshiron të shkojë në një klub elitë si Real Madrid apo Liverpool FC, duhet të luajë ndryshe: "Në Dortmund ai mund të bëjë çfarë të dojë. Askush nuk guxon të thotë asgjë, sepse kanë frikë se mos e mërzisin".

Komentet e Hamann erdhën përpara fitores 2-1 të Dortmund ndaj Schalke 04 të shtunën. Një rezultat që i mban ata dy pikë pas kampionëve në fuqi të Bundesligës, Bayern Munich. Mesfushori gjerman e kishte paralajmëruar edhe më parë ish-klubin e tij Liverpool që 'të jetë i kujdesshëm. Sipas tij "Bellingham përfaqëson një rrezik të madh".

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI