Flash

Inter, Inzaghi e ka zgjedhur formacionin anti-Benfica, Lukaku tifozëve: "Besoni te ne"

Lapsi.al 9 April 2023
Inter, Inzaghi e ka zgjedhur formacionin anti-Benfica, Lukaku tifozëve:

Edhe një seancë stërvitore para nisjes (nesër pasdite) për në Portugali, për Inter. Zikaltrit shkojnë drejt transfertës së Lisbonës me Simone Inzaghi, që tashmë e ka zgjedhur formacionin titullar anti-Benfica. Ndeshja çerekfinale e Champions League është planifikuar për të martën në mbrëmje. Një ndeshje shumë delikate duke pasur parasysh periudhën pa rezultate, me zikaltrit që, për momentin, janë jashtë zonës Champions. Për këtë arsye, trajneri do të shkojë me siguritë në përzgjedhjen e titullarëve. Ata që ai beson se mund t'i japin garancitë më të mira në këtë moment të vështirë të sezonit. E ku duket se nuk është akoma Romelu Lukaku.

ZGJEDHJET E FORMACIONIT TË SIMONE INZAGHI

Gabimi në golin e Candreva nuk bën që Onana të humbasë pozicionin në fushë. Portieri kamerunas do të jetë rregullisht në vendin e tij mes shtyllave i gatshëm të kompensojë gabimin: "Askush nuk tha se do të ishte e lehtë. Lavdia më e madhe nuk është të mos rrëzohesh kurrë, por të ngrihesh përsëri gjithmonë". Përballë tij në krahasim me barazimin 1-1 ndaj Salernitana, do të rikthehet në formacionin startues Bastoni. Acerbi zhvendoset në qendrën e mbrojtjes, duke ulur në stol De Vrij. Edhe pse i vetmi dyshim i vërtetë i Inzaghit është pikërisht këtu. Darmian në mbrojtje me Dumfries në krahë e de Vrij në pankinë, ose të privohet nga anësori holandez për të vendosur Acerbin në të djathtë me de Vrij në qendër dhe Darmian në krah.

CALHANOGLU DREJT RIKUPERIMIT

Çelësat e mesfushës do t'i besohen Brozovic. Shumë delikate ndeshja për të ripropozuar Kristjan Asllani. Edhe pse shumë pozitiv në provë, shqiptari nuk është në preferencat e Inzaghi. Në krah të tij Barella dhe Mkhitaryan, duke pasur parasysh mungesën e Calhanoglu. Turku u rikthye në fushë të shtunën dhe objektivi është për ta rikuperuar atë për ndeshjen e dytë. Në krahun e majtë, Dimarco rikthen Gosens në pankinë.

Lexo më tej: Interistët të tërbuar për përjashtimin e Lukaku: ja çfarë thotë rregullorja e përse u ndëshkua belgu

LUKAKU TIFOZËVE: "KINI BESIM TE NE"

Në sulm, përmbysen hierarkitë në krahasim me Salernon. Lautaro Martinez dhe Dzeko do të përbëjnë çiftin sulmues, që duhet të përpiqen të anulojnë numrat e fundit, shumë të zinj të sulmit të Inter. Armët me ndeshjen në vazhdim do të jenë Correa dhe Lukaku. Belgu i ka kërkuar tifozëve "të qëndrojnë pranë skuadrës dhe të kenë besim". Sipas Gazzetta dello Sport, në ndjesën që belgu bëri ndaj Curva Nord në Arechi, ka pasur edhe një kërkesë që të gjithë të jenë të bashkuar. Tifozët, duke vlerësuar gjestin e sulmuesit, iu përgjigjën: "Mbaje ti këtë grup të bashkuar, provojeni duke dhënë 100%".

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI