VERSIONI I VALVERDE
Versioni i Valverdes, e treguar nga Javier Herráez në Carrusel Deportivo, është se Baena iu referua edhe një herë djalit të tij. E bëri në fushë dhe, më pas, në zonën e përdorur për autobusët e ekipit. E mesfushori i Ancelottit, para se ta sulmonte, i kishte bërtitur: "Më thuaj tani çfarë the për djalin tim në fushë”. Stafi i lojtarit bëri të ditur se "Fede nuk ka kurrë probleme me askënd. E ajo që ndodhi ishte vetëm për shkak të një gjëje shumë të rëndë që kishte ndodhur më parë".VERSIONI I BAENA
Krejt e kundërta versioni i futbollistit të Villarreal, i besuar në një postim në rrjetet sociale: “Shumë i lumtur për fitoren mbresëlënëse të skuadrës në një skenë si Santiago Bernabeu. Por në të njëjtën kohë shumë i trishtuar për agresionin që pësova pas ndeshjes. E i habitur nga ajo që thuhet për mua. ËSHTË PLOTËSISHT E GËNJESHTËRT SE KAM THËNË ATO GJËRA”. Disa orë më vonë El Chiringuito TV publikoi një video. Në të shihet Baena duke u kthyer nga transferta në Madrid me mollëzën e enjtur.? EXCLUSIVA @elchiringuitotv ?
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) April 9, 2023
? Alex Baena, con el pómulo hinchado tras el puñetazo de Fede Valverde.
? @pablopatinho7 pic.twitter.com/DkNkcPOWpv