Flash

Kthehet nga dëmtimi, shënon e thyer rekord të ri: Haaland 200 gola në karrierë, kalon edhe Messi e CR7

Lapsi.al 9 April 2023
Kthehet nga dëmtimi, shënon e thyer rekord të ri: Haaland 200

Erling Braut Haaland nuk pushon së mahnituri me fanellën e Manchester City, në një sezon për t'u mbajtur mend. Në suksesin 4-1 kundër Southampton, sulmuesi norvegjez në fakt i çoi golat e tij në Premier League në 30. Por mbi të gjitha ai shënoi golin e tij të 200-të në karrierë në 244 ndeshje të luajtura. Shifra monstruoze për qendrën e Citizens. Norvegjezi mbërrin kufirin e golave, duke mposhtur bindshëm Messi (22 vjeç kishte shënuar “vetëm” 120 gola) dhe Ronaldo (85 gola).

Dyqind gola, një shifër e rrumbullakosur dhe fenomenale për norvegjezin e lindur në vitin 2000. Haaland ka shënuar 44 gola këtë sezon që kur mbërriti në Mançester. Atyre me Citizens u shtohen 20 me Molde, 29 me Salzburg dhe 86 gola me Borussia Dortmund. E për të mos humbur asgjë, 21 golat me fanellën e Norvegjisë. Në histori ai është lojtari i gjashtë më i ri në histori që arrin 200 gola pas Pelé, Ronaldo Nazario, Ferenc Puskás, Eusebio dhe Neymar.

Lexo më tej: Video/ E hoqi Haaland për të mos thyer rekordin e Messi: Guardiola jep arsyen më brilante përse e bëri

SALAH NË SHËNJESTËR...

Haaland shënoi golin e parë dhe të tretin për City. Grealish ndërhyri mes dy golave të norvegjezit, ndërsa në minutën e 75' penalltinë e shënoi Alvarez. Një sezon me numra të jashtëzakonshëm për Haaland, një garanci autentike për Guardiolën dhe shokët e tij. Me kokë, të djathtën, të majtën dhe madje edhe në akrobaci si ndaj Southampton, repertori i norvegjezit është i pasur dhe i plotë. Dhe me dygolëshin ndaj Saints sulmuesi ka 30 gola në kampionat në 27 paraqitje, me një tjetër rekord në horizontin e tij. Më së shumti gola në një sezon të vetëm në Premier League në fakt i mban Salah. Egjiptiani shënoi 32 gola në sezonin 2017-18. Me 10 ndeshje në dispozicion, Haaland synon të pluhurosë rekordin e Salah.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI