Flash

Nga Ancelotti te Mourinho: ja si lindi Këshilli i parë i të Mençurve të Uefa-s

Lapsi.al 8 April 2023
Nga Ancelotti te Mourinho: ja si lindi Këshilli i parë i të

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i mbledhur në Lisbonë më 4 prill, miratoi lindjen e Këshillit të të Mençurve ku bën pjesë edhe Carlo Ancelotti. Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, është hera e parë që krijohet një organ i tillë konsultativ futbollistik i nivelit të lartë. Takimi inaugurues i Bordit të Futbollit të UEFA-s do të mbahet më 24 prill në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon. Do të bëhet një ngjarje vjetore në kalendarin e UEFA-s. E krijuar për t'i dhënë asaj një zë institucional, por të pavarur në të gjitha çështjet që lidhen me futbollin.

Do të mblidhet edhe Bordi, i kryesuar nga Zvonimir Boban (ish-lojtar i AC Milan). Kroati do të ketë edhe mbështetjen e Roberto Rosetti (shefi i arbitrave të UEFA-s). Do të jetë një platformë me një angazhim të fortë dhe proaktiv ndaj ish-lojtarëve dhe trajnerëve elitë. Njerëz që kanë përvojë dhe njohuri të gjerë në fushën e lojës dhe futbollit. Do të bëhet një forum i hapur, që do të përdoret për të mbrojtur futbollin dhe për të diskutuar dhe shkëmbyer ide të lidhura drejtpërdrejt me lojën.

DETYRA DHE KRITERET

Këshilli i të Mençurve do të fokusohet në disa çështje kyçe, duke përfshirë rregullat e lojës dhe të arbitrit. Në fokus do të jetë edhe lista e ndeshjeve të UEFA-s, zhvillimi i elitës së të rinjve, taktikat dhe mirëqenia e lojtarëve. Përzgjedhja e anëtarëve të bordit do të bazohet në arritjet e jashtëzakonshme sportive. Mes tyre edhe fitimi i trofeve të mëdhenj, apo mbi 100 paraqitjet për ekipin kombëtar. Gjithcka që imponon reputacion dhe respekt në rang ndërkombëtar.

Lexo më tej: “Futbolli përcakton kush jemi”: Ceferin rizgjidhet president i Uefa-s, Duka anëtari më i votuar i KE

ANËTARËT E KËSHILLIT TË TË MENÇURVE

Ata që janë zgjedhur si pikënisje, mes titujve të panumërt, kanë fituar 30 trofe të UEFA Champions League. Anëtarët e konfirmuar të Bordit janë José Mourinho, Carlo Ancelotti, Zinedine Zidane, Paolo Maldini, Fabio Capello, Javier Zanetti, Luis Figo, Philipp Lahm, Ronald Koeman, Gareth Southgate, Rio Ferdinand, Michael Laudrup, Rafa Martinez Predrag, Roberto Mijatovic, Jurgen Klinsmann, Rudi Voller, Petr Cech, Juan Mata, Robbie Keane.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI