Flash

I paaftë te Wolfsburg, Osimhen tregon peripecitë deri te dëmtimi: “Për dy muaj nuk e ndjeja më fytyrën”

Lapsi.al 8 April 2023
I paaftë te Wolfsburg, Osimhen tregon peripecitë deri te dëmtimi:
Victor Osimhen, protagonisti më i madh i Napolit kryesues në Serie A, dha një intervistë për France Football. Nigeriani shpalosi vështirësitë e tij, frikën dhe gëzimet e mbërritjes një hap larg titullit me të kaltrit. Tani ai është një sulmues i afirmuar në nivel botëror. Sytë e pothuajse të gjitha klubeve elitare janë përqendruar tek ai dhe tek dinamizmi që sjell në sulm. Por nuk ishte gjithmonë kështu. Osimhen ka rrëfyer veten në një intervistë të gjatë për France Football: nga fillimet e tij te Wolfsburg e deri te aventura e madhe në Napoli. Në Gjermani nuk ishte fare e thjeshtë. Osimhen pati më shumë se një vështirësi. Edhe në Belgjikë ndodhi e njëjta gjë, më pas mbërriti te Lille: “Galtier më pyeti sa gola doja të shënoja. I thashë dy. Në debutimin tim kundër Nantes realizova një dygolësh”.

TRANSFORMIMI TE NAPOLI...

E më në fund transferimi te Napoli: “Pas Charleroi dhe Lille, zbarkimi te Napoli është si të ndryshosh botën. Unë kurrë nuk kam parë tifozë të tillë që jetojnë për klubin. Mbërritja në aeroport ishte mbresëlënëse. Nuk arrija ta besoja. Sot mund të them se nëse ndihemi sikur fluturojmë, ua detyrojmë atyre që na transmetojnë energji. Ne e ndiejmë fort trashëgiminë e Maradonës... Ata na dhurojnë dashuri, na bëjnë të kuptojmë se kemi shumë rëndësi për ta. Nuk është pak për një botë të ftohtë si e jona". Edhe në Napoli kishte padyshim kritika. Pati dyshime dhe hutim për milionat e shpenzuara nga De Laurentiis për një sulmues të ri pothuajse të panjohur. Por tani po flasim për golashënuesin më të mirë në kampionat dhe një nga sulmuesit më të mirë në Evropë: “E dija që do të bëhesha, por duhet një kontekst i favorshëm dhe të qëndrosh pozitiv. Drogba dhe Leëandoëski më bënin të ëndërroja. Prandaj të bëhesh më i miri nuk duhet të jetë një qëllim, por duhet të mbetet një ëndërr që duhet ndjekur, në mënyrë natyrale. E në Napoli është vetëm fillimi.” Osimhen vijon intervistën duke kujtuar edhe dëmtimin e tmerrshëm në fytyrë, që pësoi kundër Inter: “Për dy muaj nuk e ndjeja më fytyrën time. Por falënderoj kirurgun dhe ekipin e tij që krijoi edhe maskën, shumë rezistente. Tani nuk kam më frikë se mos dëmtohem". E në fund të fundit, maska është kthyer në simbolin e sulmuesit nigerian dhe të garës për titulli të Napolit, tashmë afër finishit.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI