Flash

Video/ McTominay e Martial shtyjnë United drejt Champions: Everton shembet 2-0 në Old Trafford

Lapsi.al 8 April 2023
Video/ McTominay e Martial shtyjnë United drejt Champions: Everton shembet

Manchester United ka nisur javën e 30 të Premier League duke mposhtur 2-0 Everton në Old Trafford. Në minutën e 36', McTominay mposhti Pickford në shtyllën e afërt, falë një asist të Sancho. Dyfishimi erdhi në minutën e 71' me Martial, i shërbyer nga Rashford, që shënoi nga fare pranë. Me këtë fitore, lojtarët e ten Hag ngjiten momentalisht të vetëm në vendin e tretë të renditjes me 56 pikë. Ndërsa Toffees mbeten në 27.

Fitore 2-0 e Manchester United ndaj Everton në Old Trafford. Djajtë e Kuq sulmuan nga minutat e para në zonën e Toffees, por Pickford bllokoi Rashford. Në minutën e 12' Antony goditi shtyllën, më pas aksioni vazhdoi dhe Wan-Bissaka goditi jashtë. Pas një rasti tjetër për brazilianin, vendasit kaluan në avantazh në minutën e 37'. Sancho i shërbeu McTominay në zonë, me skocezin që goditi fort në shtyllën e afërt, duke shënuar 1-0.

Lexo më tej: Ten Hag, nuk i del e keqja me CR7: “Është vetëm një Messi, të tjerët duhet të punojnë për skuadrën”

Në pjesën e dytë, vazhdoi shfaqja mes shtyllave e Pickford, që ndaloi edhe Bruno Fernandes. Në minutën e 71', megjithatë, erdhi 2-0 për të besuarit e ten Hag. Coleman gaboi ndërhyrjen dhe i dorëzoi topin Rashford, që pasoi për Martial në qendër. Gjithçka e lehtë për francezin, që dyfishoi i vetëm përballë portierit mik duke mbyllur përfundimisht ndeshjen. United ngjitet kështu me 56 pikë dhe konsolidon vendin e tij në Champions. Ndërsa Evertoni i Dyche mbetet në kuotën 27, duke u përfshirë gjithnjë e më shumë në luftën për të mos rënë në Championship.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI