Flash

Video/ Hakmarrja e Kupës e servirur: Bayern fiton në Freiburg, sukses edhe për Dortmund, që mbetet -2

Lapsi.al 8 April 2023
Video/ Hakmarrja e Kupës e servirur: Bayern fiton në Freiburg, sukses

Bayern Munich fiton sërish, duke mposhtur 1-0 Freiburg në javën e 27 të Bundesligës. De Ligt ishte vendimtar, duke i dhënë Tuchel fitoren e dytë radhazi në kampionat. Sukses edhe për Borussia Dortmund, që mundi Union Berlinin 2-1 falë Moukoko dhe u rikthye -2 nga bavarezët. Rezultat brilant i Bayer Leverkusen (3-1 kundër Eintracht Frankfurt) dhe Koln, që u imponua 3-1 në Augsburg. Barazim, ndërkohë, mes Mainz dhe Werder Bremen (2-2).

FREIBURG-BAYERN MUNCHEN 0-1

Fitorja e dytë radhazi në kampionat për Thomas Tuchel si trajner i Bayern Munich. Bavarezët mposhtin Freiburg 1-0 në transfertë dhe hakmerren për eliminimin nga Kupa. Rasti i parë i madh i ndeshjes është i Gnabry, pa mundur të mposhtë me kokë portierin kundërshtar. Më pas ishte radha e Mané që të futej në mbrojtjen statike të Freiburg, por sulmuesi e fali Flekken. Bayern zotëroi fushën, koleksionoi raste, por nuk arriti të shënojë. Fillimisht Sané preku shtyllën me një goditje të harkuar, më pas Pavard shpërdoroi një mundësi të mirë. Vendasit u mbrojtën dhe kundërsulmuan, me shtyllën që shpëtoi bavarezët në goditjen e Holer. Sapo kaloi rreziku, Tuchel ringriti xhirot e motorit dhe kaloi në avantazh në minutën e 52' me goditjen e De Ligt nga jashtë zonës. Miqtë nuk arritën të dyfishonin me anë të Sané dhe Freiburg rrezikoi të barazonte në rrëmujë, por pa fat. Përfundoi 1-0 për Bayern, gjithnjë e më shumë i pari në renditje në kuotën 58 pikë, +2 ndaj Borussia Dortmund të vendit të dytë.

Lexo më tej: Video/ Hofler përmbys Bayern dhe eliminon Tuchel nga Kupa: Freiburg fiton me penallti në të 95′

BORUSSIA DORTMUND-UNION BERLIN 2-1

Me vështirësi fitoi edhe Borussia Dortmund, duke iu imponuar 2-1 ndaj Union Berlin. Ndeshje nervoze në start, me shumë kartona e pak raste. Miqtët u mbrojtën në rregull ndërsa Dortmundi u përpoq të përfitonte nga goditjet e para. Në minutën e 28', megjithatë, fortesa e Berlinit shembet. Guerreiro shërbeu për Malen që shënoi golin e tij të pestë në sezon. Borussia shkoi afër dyfishimit të avantazhit disa herë, por goditja me kokë e Haller gjeti devijimin e bukur nga Ronnoë. Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, ishte një lojë krejtësisht tjetër. Union zgjohet, fillon të krijojë lojë dhe gjeti barazimin në minutën e 61'. Becker shërbeu për Behrens, i cili nuk i lë asnjë rrugëdalje Kobel. Pas golit, miqtë mbyllën hapësirat dhe skuadra e Terzic u përpoq të ndërtonte lojën. Duhej një blic nga i porsaardhuri Moukoko për të rikthyer Borussia në avantazh në minutën e 79'. Një veprim i bukur personal i sulmuesit të ri gjerman, i cili dribloi disa kundërshtarë dhe mposhti portierin në dalje. Përfundoi 2-1 për Dortmund, që ngjitet në 56 pikë dhe mbetet -2 nga Bayern Munich kryesues.

Bundesliga Germany

Augsburg 1-3 FC Cologne

Bayer Leverkusen 3-1 Eintracht Frankfurt

Borussia Dortmund 2-1 Union Berlin

Freiburg 0-1 Bayern Munich

Mainz 2-2 Werder Bremen

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI