Flash

Skandal, kërcënohen arbitrat Prokuroria nis hetimin: FSHF anulon ndeshjen Kastrioti-Bylis

Lapsi.al 9 April 2023
Skandal, kërcënohen arbitrat Prokuroria nis hetimin: FSHF anulon

Nuk është hera e parë ndoshta, por është e para herë që anulohet zhvillimi i ndeshjes për shkak të kërcënimeve të marra nga arbitrat. Kështu, pas përjashtimit të Tërbunit për shkak të dhunës së ushtruar nga lojtarët pukjanë ndaj asistentit të arbitrit Xhuljo Mani, tani vjen një tjetër rast. Ndeshja Kastrioti - Bylis, në Kamëz, e parashikuar të luhej sot, nuk do të zhvillohet. Lajmin e ka bërë bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një deklarate për shtyp.

"Ditën e djeshme arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente", thuhet në njoftim. Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale, që nuk kanë pranuar të marrin përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti. Shkak sipas asaj që mësohet janë presionet dhe shantazhet e vazhdueshme, edhe pse nuk përcaktohet se nga cili.

Lexo më tej: Shishet kokës asistentit kanë kosto të rëndë: FSHF përjashton Tërbunin nga kampionati

Deklaratë për shtyp

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë komunitetin e futbollit dhe opinionin publik se ndeshja Kastrioti-Bylis e planifikuar për t’u zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Kamzës nuk do të zhvillohet.

Ditën e djeshme arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente. Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale. Ata nuk pranojnë të marrin përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti. Shkak për këtë janë presionet dhe shantazhet e vazhdueshme. Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim, apo të denoncojnë ngjarje të tilla.

Të gjendur në këtë situatë, FSHF bën me dije se do të presë deri në fund zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme. Pastaj do të marrë vendimet e duhura për të siguruar ambientin e sigurt në panoramën futbollistike shqiptare.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI