Flash

Mbappe do të presë t'i përfundojë kontrata: pakti me Real Madrid ka tërbuar drejtuesit e PSG

Lapsi.al 9 April 2023
Mbappe do të presë t'i përfundojë kontrata: pakti me
Kylian Mbappe duket se është në fund të aventurës me PSG. Sukseset e pakta të arritura, problemet me drejtuesit dhe ëndrra Real Madrid po e largojnë futbollistin nga Parisi. E tani del ekzistenca e një pakti me merengues. Kylian Mbappe është i magjepsur nga Real Madrid dhe mezi pret të veshë fanellën Blancos. Megjithatë, francezi është i lidhur deri në vitin 2025 me PSG. E çmimi i kartonit të tij ka një kosto tepër të lartë, edhe për Florentino Perez. Për këtë arsye, sipas The Athletic, ekziston një pakt çeliku mes sulmuesit dhe Real Madrid, për t'u bashkuar kur të skadojë kontrata. Një pengesë që e ka zemëruar PSG dhe drejtuesit e lartë francezë, që kuptojnë rrezikun për ta humbur në një transfertë të lirë. Lexo më tej: Mbappé tërbohet për spotin e PSG, është nisja e divorcit: “Nuk është Kylian Saint-Germain” Francezi ka pasur së fundmi një tjetër fërkim me drejtuesit e klubit kryeqytetas. Tema e mosmarrëveshjes ishte një video që fliste për klubin dhe sezonin e ardhshëm. Protagonistë nuk ishin Messi dhe Neymar. Në këtë pikë, Mbappe mori anën e mbrojtjes të shokëve të tij të sulmit, duke marrë kritika nga tifozët por edhe nga ish-sulmuesi Dugarry. Rrugët mes parisienit dhe Real tani duken të hapura.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI