Flash

Prokuroria heton chat-et e Roma e Lazio, vlera të fryra 30-50%, Lotito: "Sikur jemi në 'Scherzi a parte'"

Lapsi.al 9 April 2023
Prokuroria heton chat-et e Roma e Lazio, vlera të fryra 30-50%, Lotito:

Hetimet nga prokurorët e Romës dhe Tivolit për bilancet e Roma, Lazio dhe Salernitana po marrin formë. Kjo gjë mund të lëshojë një stuhi të re mbi fitimet kapitale. Sipas Gazzetta dello Sport, Guardia di Finanza sekuestroi rreth dhjetë kompjuterë të kompanisë dhe pesëmbëdhjetë telefona celularë. Ato u përkisnin gjashtëmbëdhjetë drejtuesve nën hetim, mungon vetëm ai i Claudio Lotito, për shkak të pozicionit të tij si senator. Hetuesit po synojnë bisedat chat mes drejtuesve të klubeve, të cilat mund të ofrojnë prova të krimeve që po hetohen. Flitet për komunikime të rreme, deklarime mashtruese përmes faturimeve të rreme. E në rastin e Lazio, edhe për lëshimin e faturave për operacione që nuk ekzistojnë. Sërish sipas Gazzetta Dello Sport supozohen vlera të fryra ndërmjet 30 dhe 50%.

Këto hetime të reja ndërthuren në mënyrë të pashmangshme me hetimin e Prisma. Në fakt, dokumentet e kolegëve torinezë kanë mbërritur në prokurorinë e Romës. Përfshirë dialogu mes ish-drejtuesve të Juventus Cherubini dhe Bertola për shkëmbimin Spinazzola-Pellegrini, një nga manovrat e merkatos në shënjestër.

Për momentin përmasat e çështjes nuk janë të krahasueshme me ato të aferës që ka të bëjë me Juventus. Për Romën, për shembull, flitet për një total prej 42.5 milionë eurosh transaksione. Por hetimi sapo ka nisur dhe në kryeqytet ka ankth, edhe pse klima për momentin mbetet ajo e besimit të madh.

Lexo më tej: Igli Tare nën hetim, si dhe blerja e Kumbullës: Guardia di Finanza bastis selitë e Roma, Lazio e Salernitana

REAGIMI I LOTITO

Claudio Lotito, gjithashtu president edhe i Salernitana në atë kohë, shkoi në Formello të enjten për të qëndruar pranë ekipit. Numri 1 i klubit i ka siguruar të gjithë për hetimet. Edhe në intervistën për Il Messaggero ai përsëriti qëndrimin e tij ndaj: "Siç shkruhej në deklaratë, e jona është një shtëpi kristali - ishin fjalët e tij -. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe ata mund të kërkojnë gjithçka. Të gjitha paratë e paguara janë aty rregullisht edhe për Akpa Akpro. Ai ishte gjithashtu kapiten i Toulouse dhe është në Champions League. Nuk ka shkëmbime apo fitime kapitale fiktive, çmime të fryra dhe as kompensim. Consob ka kontrolluar çdo pasqyrë financiare. Duket sikur jemi në "Scherzi e parte", me të vërtetë".

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI