Flash

Juventus ankohej për golin, Lazio nxjerr videon me faullet e pa sinjalizuara: "Gëzuar Pashkën!"

Lapsi.al 9 April 2023
Juventus ankohej për golin, Lazio nxjerr videon me faullet e pa
Lazio i uron tifozët e tyre për festën e Pashkës, duke iu përgjigjur polemikave të arbitrave që u ngritën pas 2-1 ndaj Juventus. Në fakt, klubi bardhekaltër ka publikuar një lloj përmbledhjeje të klipeve nga ndeshja e djeshme. Një video ku shfaqen situata në të cilat Lazio nuk është ndjerë e mbrojtur nga arbitri Di Bello. Lexo më tej: Plasin polemikat për golin e avantazhit të Milinkovic-Savic: VAR nuk ndërhyri për faullin ndaj Alex Sandro Në klip shihet në mënyrë të veçantë një hyrje e fortë ndaj Zaccagni dhe një prekje me dorë nga Cuadrado. Pastaj është ndërhyrja e Locatelli ndaj Immobile. Dje tekniku Sarri kishte thënë se këto dy situata meritonin kartonin e kuq. Pastaj natyrisht ishte edhe kontakti Alex Sandro-Milinkovic- Savic, që çoi në golin e avantazhit 1-0.

TWEET I LAZIOS

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI