Flash

Shansi i fundit për Simone Inzaghi: Inter luan sezonin kundër Benfica

Lapsi.al 10 April 2023
Shansi i fundit për Simone Inzaghi: Inter luan sezonin kundër Benfica

Shumë luhatje e pasiguri, sidomos në pjesën vendimtare të sezonit. Madje eklipsojnë edhe gjërat e mira që Inter kishte bërë deri tani. E duke qenë se Champions League mbetet kompeticioni më i rëndësishëm europianë për klube, e kuptueshme që fatet e sezonit të luhen aty. Për zikaltrit e trajnerin e tyre Simone Inzaghi.

Inter luan gjithcka në sfidën e dyfishtë kundër Benfica, ndërsa edhe e ardhmja e Inzaghi mund të vendoset në çerekfinalet e Champions. Zikalterit po kalojnë një moment shumë të vështirë ne Serie A, teksa e shohin veten për momentin jashtë zonës Champions. E të martën në mbrëmje, zikaltrit luajnë aktin e parë në transfertën portugeze. Duke parë peshën që ka takimi, Inzaghi është i detyruar të bëjë disa zgjedhje. Tekniku i Inter duke parë mungesat dhe formën jo të mirë të disa lojtarëve është gati të surprizojë.

Në fakt, Calhanoglu dhe Milan Skriniar janë dy mungesat e mëdha. Me shumë mundësi, vendin e turkut pritet ta marrë Brozovic, pavaresisht se kroati nuk është në formën e tij ideale. Sipas Gazzetta dello Sport shanset që në fushë të rishihet Asllani, si në kampionat, janë shumë të ulëta. Inzaghi kërkon siguri dhe vështirë se mund t'i besojë mesfushorit shqiptar, pavarësisht se për momentin Asllani është më në formë se Brozo.

Lexo më tej: Inter, një fotokopje me gola të humbur, gabime e fitoret që mungojnë: sulmi ka numra horror e Inzaghi plot faje

Barella dhe Mkhitaryan do të kompletojnë treshen e qendrës në mesin e fushës. Në krahë, rikthehet në formacion Dimarco në vend të Gosens. Për Romelu Lukaku duket se projektohet një tjetër pankinë. Belgu vijon të gabojë në mënyrë të pabesueshme, kështu që sulmi do formohet nga Martinez dhe Dzeko. Inter ka nevojë për një arritje në Champions e do të mundohet ta marrë me cdo kusht.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI