Flash

Humbja në Shqipëri torturon Feyenoord, Slot paralajmëron Romën: "Duam hakmarrje, na kujtohet ende Tirana"

Lapsi.al 10 April 2023
Humbja në Shqipëri torturon Feyenoord, Slot paralajmëron

Arne Slot dhe Feyenoord janë gati të sfidojnë Romën në çerekfinalet e Europa League. Një ndeshje që është praktikisht një ribërje e finales së Conference League të majit të kaluar. Në atë rast ishin verdhekuqtë e José Mourinho që buzëqeshën, të tërhequr nga goli i Zaniolo. Triumfi i tyre i parë historik në kompeticionin e tretë evropian, është një plagë e hapur për holandezët edhe sot. Kujtimi i Tiranës, në fakt i vlon gjakun trajnerit Slot: “Mund të kem ndjenja hakmarrjeje”.

Të parët në renditjen e +8 nga ndjekësit e tyre Ajax dhe Psv me gjashtë ndeshje të mbetura në Eredivisie, skuadra e Slot kërkon hakmarrjen për finalen e humbur në Tiranë. Në pas-ndeshjen e fitores së lehtë 5-1 kundër Ëaalëijk, trajneri nënvizoi synimet e skuadrës së tij në kuadër të dy ndeshjeve të Europa League: “Le të themi se e mbaj mend shumë mirë atë mbrëmje të pakëndshme në Tiranë. E njëjta gjë vlen edhe për djemtë që ishin atje vitin e kaluar. Por do të ishte e çuditshme nëse do të më duhej motivim shtesë, për një çerekfinale të Europa League".

Lexo më tej:Hakmarrje për përplasjen në Tiranë, tifozët e Feyenoord kërcënojnë Romën: “Do ta shkatërrojmë përsëri qytetin”

Një mesazh i qartë për Romën e Mourinhos, që pritet në Roterdam të enjten më 13 prill për të parën nga dy ndeshjet që do të vendosin se kush do të shkojë në gjysmëfinale: “Tani kemi një ekip pothuajse krejtësisht të ri dhe janë dy ndeshje. Kështu që situata është shumë e ndryshme në krahasim me disa muaj më parë”, tha Slot.

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI