Një penallti e Florent Hasanit katër minuta nmga fundi, i jep Tiranës suksesin 2-1 përballë Kukësit në Elbasan Arena. Tirana është kthyer e vetme në kreun e renditjes të Superiores, duke parakaluar Partizanin në javën e 28 të kampionatit. Në një ndeshje të hapur, bardheblutë, në avantazh më Hilën e të arritur nga Reshiti, kanë rrëmbyer në fund fitoren, duke nisur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e fundit të kampionatit.
Me ndalimin e Partizanit në Rrogozhinë të ditur, Tirana e kishte të qartë detyrën. Kukësi në anën tjetër është në një luftë të ashpër për mbijetesën, edhe pse edhe Europa është po aq e mundshme matematikisht. Në këtë mënyrë, sfida ka qenë tepër e luftuar, por pa shumë raste në pjesën e parë. Duele për topin e para dhe tendencë për dominim në mesfushë e bënë ndeshjen shumë fizike dhe pak krijuese. Atëherë kur u mendua se në pushim të dy skuadrat do të shkonin në ekuilibër, Tirana shfaqi cinizmin që e karakterizon, duke shfrytëzuar rastin e parë të vërtetë të paraqitur. Hila realizoi në minutën e 42, duke ndjekur mirë zhvillimet e një goditje këndi.
[video width="904" height="504" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/reshiti.mp4"][/video]
Lexo më tej: Video/ Zejnullai në shtesë i heq fitoren Partizanit nga duart: Mba nuk mjafton, Egnatias i anulohet një gol
EPISODI VENDIMTAR ME VAR
Kukësi i Hallaçit ishte larg nga të qenit i dorëzuar dhe e tregoi menjëherë në pjesën e dytë. Rashiti me kokë ndëshkoi Bekaj, duke i bërë blutë të besojnë se edhe mund tia dilnin. Në fakt, Kukësi iu afruar avantazhit, por Bekaj dhe traversa i mohuan përmbysjen Hallacit. Shehi bëri lëvizjet e tij me Nikqin e Gjumsin në fushë dhe Tirana u kthye përsëri në kontroll të lojës. E megjithatë ishte një episod ai që vendosi nga do të anonte fitorja. Në minutën e 86', Barbosa, në fushë prej 8 minutash, preku topin me dorë. Një kontroll i gjatë në VAR përcaktoi se ishin ekstremet për penallti, që Hasani nuk e gaboi. Tirana merr kështu një sukses të rëndësishëm për fatin e kampionatit. Bardheblutë janë përsëri në vendin e parë, +2 nga Partizani, por javën e ardhshme luajnë me Egnatian e vendit të tretë.
[video width="904" height="504" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/hasani.mp4"][/video]