Flash

Video/ Zejnullai në shtesë i heq fitoren Partizanit nga duart: Mba nuk mjafton, Egnatias i anulohet një gol

Lapsi.al 10 April 2023
Video/ Zejnullai në shtesë i heq fitoren Partizanit nga duart: Mba nuk

Partizani nuk e beson ende se nga Rrogozhina nuk ka dalë me tre pikë, që do të kishin qenë një hap i fortë drejt titullit. Të kuqtë nuk shkuan më shumë se 1-1 përballë Egnatias, që rrëmben pikën në minutën e parë shtesë. Skuadra e Tetovës, forca e tretë e kampionatit, barazoi golin e Mba, me golin e Zejnullai në javën e 28 të Superiores. Nervoz vendasit që panë t'i anullohet edhe një gol me VAR.

Colella e dinte mirë sa e vështirë ishte kjo ndeshje, por ruajti skuadrën ofensive edhe në transfertën e Rrogozhinës. Italiani i kishte krijuar një çark për Dëmanea, gjithnjë nën kontrollin e dy qendrave të mbrojtjes dhe Matondos. Egnatia u befasua në minutën e 22, kur Christian Mba shënoi sërisht për të kuqtë. Një veprim interesant në hyrje të zonës nga sulmuesi i ardhur nga Trepça 89, që me të majtën mposhti portierin. Reagimi i vendasve ishte i vrullshëm dhe mund të vendosnin ekuilibrin që në fund të pjesës së parë. Dëamena shërbeu për Kasën që nuk gaboi, por VAR e anuloi fëstën e Egnatias, për një pozicion të parregullt.

[video width="760" height="420" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/Mba.mp4"][/video]

TËRHEQJA E PARAKOHSHME...

Partizani e uli shumë qendrën, dukshëm në kërkim të mbrojtjes së rezultatit. Colella si një italian tipik mendoi fare pak për të sulmuar dhe e priti kundërshtarin në gjysëmfushën e tij. Egnatia u shty përpara dhe Rexhepi në dy raste bëri shpëtimtarin. U duk se Partizani e ruajti rezultatin, kur kronometrohej koha shtesë, por aty erdhi edhe befasia. Në minutën e 91’, Zejnullai bëri cfarë deshi në zonën e Partizanit, me mbrojtësit e shumtë në numër që pritën deri ai lëshoi një goditje të pakapshme për Rexhepin. Kështu Partizani kalon me një pikë Tiranën, por rrezikon parakalimin nga bardheblutë në renditje, në rast fitore kundër Kukësit. 48 pikë për të kuqtë, ndërsa nga ana tjetër, Egnatia është në vendin e tretë me 42 pikë.

[video width="760" height="420" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/zejnullahi.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI