Flash

"Kemi dy ditë që mendojmë për Inter": tekniku i Benfica Schmidt gati të dëshpërojë zikaltrit

Lapsi.al 10 April 2023
"Kemi dy ditë që mendojmë për Inter": tekniku i

Roger Schmidt prezanton ndeshjen e parë çerekfinale të Champions kundër Inter në konferencën për shtyp. "Unë mendoj se, në këtë pikë, përballesh vetëm me skuadra të mëdha. Për të dyja skuadrat është një ndeshje themelore. Interi është një ekip i mirë - shpjegoi trajneri i Benfica -. Ne duam të luajmë futbollin tonë më të mirë dhe duhet të jemi gati për një skuadër shumë të fortë. Ata kanë shumë cilësi individuale dhe shumë opsione. Mendoj se e dimë se çfarë duhet të bëjmë, që është një performancë top”.

Për të kaluar në çerekfinale, Inter eliminoi Porton, skuadër me të cilën Benfica humbi të premten në kampionat. "Natyrisht që e ripashë ndeshjen kundër Portos dhe nuk pamë vetëm ato dy ndeshje. Interi është një ekip me përvojë të madhe, që di të luajë futboll sulmues nëse duhet. Dinë të mbrohen shumë mirë, kanë një stili italian, por dinë të ndryshojnë shumë. Duhet të jemi gati për çdo gjë – shtoi Schmidt –. Është pjesë e futbollit të humbasësh ndeshjet. Ne humbëm një të rëndësishme të premten, por kemi fituar në të kaluarën. E kjo gjithashtu është pjesë e një procesi rritjeje. Humbjet duhet të përdoren për diçka pozitive. Në dy ditët e fundit kemi menduar vetëm për Inter”.

JOAO MARIO

Joao Mario, ish-i i madh i ndeshjes, është lojtari kyç për portugezët këtë sezon. "Joao Mario është një lojtar kryesor për ne, për lidershipin e tij. Ai po kalon një sezon të mrekullueshëm, jo vetëm për gola dhe asist. Ne kemi nevojë për udhëheqje nesër, jo vetëm nga Joao Mario".

FORMACIONI

Mbi formacionin, Schmidt nuk u zbilancua. "Nuk do ta them formacionin. Nëse më thoni atë të Interit, ndoshta... Ne nuk do të kemi Otamendi, por kemi dy zëvendësues të shkëlqyer si Verissimo dhe Morato. Është mëkat që nuk kanë luajtur shumë, është e vështirë kur ke përpara një lojtar si Nicolas. Nesër njëri nga të dy do të jetë titullar dhe tjetri do të hyjë si zëvendësues. Grimaldo? Është në dispozicion".

Të këshilluara

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI