Flash

"Në Serie D paguhesha 400 euro": nga diletantët në kombëtaren e Italisë, kjo është përralla e Compagno

Lapsi.al 7 March 2023
"Në Serie D paguhesha 400 euro": nga diletantët në

Zgjidhja e problemeve të sulmit të Italisë mund të vijë… nga Rumania. Ai quhet Andrea Compagno, një sulmues i lindur në vitin 1996 me origjinë nga Palermo. Aktualisht me Fotbal Club FCSB, klubi që trashëgoi titujt dhe traditën sportive të Steaua Bukuresht, Compagno ishte sulmuesi italian më produktiv në botë në vitin 2022, me 24 gola të shënuar. Mes përfaqësimeve në SuperLiga dhe Conference League në vitin kalendarik ai la pas edhe Immobile, me 22. Performanca që tërhoqën interesin e Roberto Mancini, aq sa ta bindnin trajnerin që ta përfshijë Matador në skuadër. Compagno, që nofkën e ka për shkak të flokëve të gjatë, është në listën e 26 lojtarëve për ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2024 kundër Anglisë (23 mars) dhe Maltës (26).

Këtë e ka bërë të ditur Mihai Stoica, drejtori i përgjithshëm i klubit rumun, i cili për Orange Sport nuk e ka fshehur kënaqësinë: “Rrallëherë emocionohem kaq shumë. Kemi një lojtar në kombëtaren kampione europiane në fuqi, Compagno në kombëtaren e Italisë. Andrea ka një seriozitet që rrallë e kam parë te një lojtar. Valeriu Argaseala (presidenti i klubit, red) më telefonoi dhe më tha: 'A të kanë harruar emailin? Compagno është thirrur në kombëtare'. E pyeta nëse po bënte shaka. Ne nuk kemi pasur kurrë një lojtar në ekipin kombëtar në këtë nivel".

KARRIERA E PABESUESHME

E kur e mësoi, duhet të jetë dukur shaka edhe për vetë Compagno. Sulmuesi u rrit futbollistikisht në Palermo (ku luante edhe babai i tij Rosario). Ai kaloi një jetë në ligat e vogla italiane përpara se të nisej në moshën 22-vjeçare për të fituar përvoja të reja jashtë kufijve. Në vitin 2018 erdhi rasti i madh me fanellën e Tre Fiori, në San Marino. Me ta ai debutoi në raundet paraprake të Europa League dhe shënoi 37 gola në 41 ndeshje zyrtare.

COMPAGNO: "PAGUHESHA 400 EURO"

Craiova e pikasi dhe falë 26 golave të tij arriti promovimin dhe verën e kaluar e shiti te FCSB. Me fanellën e re, këtë vit, ai ka shënuar tashmë 16 gola në 24 paraqitje, duke debutuar edhe në grupet e Europa League. “Në Itali fitoja 400 euro në muaj dhe shkoja në pazar me makinë llogaritëse”, tha Compagno për La Gazzetta dello Sport. Tani qendërsulmuesi 194 centimetra i gjatë, i aftë në sponde dhe fatal nën portë, ëndërron të bëhet debutuesi numër 56 i aventurës së teknikut Mancini në pankinën e kombëtares.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI