Flash

"Nuk e di ç'masa duhen marrë". Shehi i pakënaqur nga gjithcka në derbi: "Dihet si shkon kur pëson në derbi"

Lapsi.al 6 March 2023
"Nuk e di ç'masa duhen marrë". Shehi i pakënaqur

“Situata të tilla janë të pranishme. Ne nuk duam që lojë efektive të ketë shumë pak. Nuk e di se çfarë masash duhen marrë. Kjo është një situatë që ndodh shpejt". Orges Shehi ka mbetur i pakënaqur nga skuadra dhe pengesat e lojës në një derbi të ndezur me Partizanin. Bardheblutë janë mundur 2-0 dhe janë arritur nga të kuqtë në krye të renditjes. Por në të dy episodet tekniku nuk mendon se është merita e kundërshtarit, por gabime të të tijve: "Mendoj se kemi marrë dy gola të evitueshëm. Edhe te penalltia, në tranzicion humbëm topin. Edhe goli tjetër është një aksident që mund t’i ndodhë të gjithëve. Kërkonim të bënim më mirë. U munduam 2-3 herë edhe në pjesë të parë edhe në pjesë të dytë. Dolëm në një rast me Regin. Mendoj se derbi s’ka shumë situata. Kush i zgjidh këto del fitimtar".

Shehi e ka të qartë situatën që vërtitet në kampin bardheblu. Gjërat nuk kanë qenë të qeta më parë e nuk do të jenë as tani. E megjithatë, tekniku felt pa doreza: "Ne jemi nën presion. Duke mos pasur dy pyka të mirëfillta nuk e krijojmë dot lojën nga ajri. Janë disa episode që duhet t’i zgjidhnim më mirë. Kërkojmë që të jemi gjithmonë në kontakt me topin. Bëhet e vështirë për të marrë vendime", pohoi tekniku bardheblu.

Lexo më tej: Video/ Penallti e humbur, gol i anulluar, ndërhyrje VAR e spektakël: Mba e Cara veshin Tiranën të kuqe

KUR PËSON NË DERBI...

Në fund edhe një mendim mbi gabimet që sollën golin e parë të Partizanit e si rrjedhojë humbjen: "Dihet si shkon derbi kur pëson gol. Na ndëshkoi me këtë episod. Pastaj kërkuam që të ndryshojmë. E bëmë edhe me 4-2-3-1. Ishin disa momente që ishim mirë. Situatat janë të pakta në derbi. Sot Partizanin nuk e mbaj mend sa herë ka ardhur në portë, por i shfrytëzoi dhe doli fitimtar”, u shpreh Orges Shehi pas ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI