Flash

Dani Alves në burg, ish-gruaja i bën vizitë: "E dimë që është i pafajshëm e do ta tregojmë"

Lapsi.al 6 March 2023
Dani Alves në burg, ish-gruaja i bën vizitë: "E dimë

Dani Alves është i pafajshëm dhe do të bëhet gjithçka për ta vërtetuar këtë. Kjo është ajo që theksoi ish-bashkëshortja e tij Dinorah Santa Ana. Të dy kanë qenë të lidhur deri në vitin 2011. Ajo i bëri një vizitë 39 vjecarit në burg, në Brians 2, në Katalonjë. Dani Alves, në burg për shkak të “rrezikut të lartë të ikjes” sipas gjyqtarëve, është mirë dhe është treguar i fortë dhe i vendosur në sytë e ish-gruas. Dinorah, në një intervistë me El Periodico, ka dashur të nënvizojë edhe një herë: "Ai është i pafajshëm, ne e dimë këtë."

Nuk ka asnjë dyshim nga familja e brazilianit. Ata janë të sigurt se ajo që ndodhi është vetëm rezultat i një keqkuptimi shumë të rëndë. Alves u arrestua në janar pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate më 30 dhjetor. Braziliani, megjithatë, ka mohuar vazhdimisht të ketë kryer përdhunimin. Sipas tij, marrëdhëniet seksuale me akuzuesen ishin konsensuale. Vetë Dinorah Santa Ana, ish-gruaja e mbrojtësit të krahut, më pas nënvizoi: "Unë nuk e pyeta për versionin e tij të fakteve sepse e di që ai është i pafajshëm. Nuk i bëra asnjë pyetje sepse unë dhe fëmijët e tij besojmë në pafajësinë e tij”.

Lexo më tej: “Rrezik i lartë arratisje”: gjykatësit spanjollë lënë në burg Dani Alves

Pikërisht fëmijët e Alves, shpjegoi ish-gruaja e tij, nuk po kalojnë një moment të mirë pas arrestimit të babait të tyre: "Unë jam nënë dhe kur fëmijët vuajnë, vuan edhe ti. Është një kohë e keqe për ta, një situatë situatë e komplikuar. Kjo do të zgjidhet sapo Dani të vërtetohet i pafajshëm. Gjithçka do të shkojë mirë, jam e sigurt". Ndërkohë, situata është komplikuar nga testi i ADN-së që ka rezultuar pozitiv, duke hedhur dyshime mbi brazilianin.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI