Flash

“E pamë të gjithë çfarë ndodhi". Çela nuk gjen paqe pas 4-1 e penalltisë së humbur

Lapsi.al 5 March 2023
“E pamë të gjithë çfarë ndodhi".

“Ne e pamë të gjithë çfarë ndodhi. Ishim gjatë gjithë kohës në kontroll të lojës. Patëm qarkullim. Bëmë gabime amatoreske. Ju e patë mirë që ne e bëmë lojën, kundërshtari bënte golat. Kjo falë cilësisë individuale të lojtarit të tyre". Emiljano Çela, trajneri i Kastriotit flet pa doreza pas humbjes në Rrogozhinë, 4-1 ndaj Egnatias. Krutanët janë të fundit dhe renditja po bëhet e vështirë me distancat që po krijohen. Ndeshja ndoshta mund të kishte shkuar ndryshe nëse Selmani do të shënonte me penallti golin e 3-2 me vendasit me 10 lojtarë. "Nëse penalltia do bëhej gol do të kishte një tjetër vrull loja. Nuk jam i kënaqur. Unë rastet i shikoj në aspektin negativ. Ishte një ekip i disekuilibruar. Këto ishin problemet më të mëdha. I uroj suksese ekipit kundërshtar. Bëri një ndeshje të mirë".

Në fund, tekniku Çela pranon limitet që ka në organikë e ndaj të cilave në këtë pikë të sezonit nuk mund të bëjë asgjë. "Është e vështirë që ta kërkosh këtë mënyrë loje në çdo ndeshje. Kur je me limite do ta kërkosh lojën brenda limiteve. Tre zëvendësimet në pjesën e parë ishin të detyrueshme. Të tre lojtarët kishin probleme. Unë kam shumë pak lojtarë efektivë. Unë të gjitha armët e mia i kam në fushë. Kjo është vështirësia më e madhe" e mbylli Çela.

TETOVA: THYEM TERSIN E FUSHËS SONË

“Fusha jonë ishte kthyer në një makth psikologjik. Fituam në një lojë që e dominuam. Patëm dhe ne luhatjet tona si dalja me të kuq e Kacbufit. Ishte dhe fati me ne, si humbja e penalltisë nga Kastrioti. Shënuam dhe golin e katër dhe çdo gjë përfundoi". Racional dhe i përmbledhur Edlir Tetova pas fitores në shtëpi me Kastriotin. Egnatia tani është e dyta me pikë të barabarta me Partizanin e vetëm tre nga Tirana. Në vigjilje të derbit kryeqytetas situata mund të jetë vecse e favorshme: "Tani duhen pikët. Këto ndeshje i fitojnë trajnerët. Gjithmonë duhet të jemi të kujdesshëm te kjo pikë e kampionatit. Tre pikët e marra na ngritën në vendin e dytë. Mendojmë për ndeshjen e radhës tani. Thyem këtë pjesën psikologjike në stadiumin tonë dhe tani jam i kënaqur".

Dygolëshi i Dwamena e konfirmon sulmuesin si lider të rrogozhinasve, por Tetova mendon se ai ende nuk ka shprehur gjithë potencialin: "Ne kemi kontingjent lojtarësh. Kishim tre mungesa. Edhe Xheksoni ka shfaqur probleme gjatë javës. Mendoj se çunat që u paraqitën janë për t’u përgëzuar. Dwamena nuk është në 100% e vetë, ka akoma shumë për të dhënë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI