Flash

Video/ Sherr i furishëm mes Haaland e Burn: norvegjezi vrapoi 40 metra për të mbrojtur Grealish

Lapsi.al 5 March 2023
Video/ Sherr i furishëm mes Haaland e Burn: norvegjezi vrapoi 40 metra
Në javën e fundit të Premier League, sulmuesi i Guardiolës, Erling Haaland, ishte protagonisti negativ i Manchester City–Newcastle. Norvegjezi mori gjithë vëmendjen, por këtë herë jo për golat që shënoi, por për fillimin e një sherri. Rivali i tij ishte mbrojtësi i Magpies, Burn, autor i një ndërhyrje të rëndë ndaj Grealish. E prej aty shpërtheu një grindje e bujshme. Haaland dhe Grealish janë miq të ngushtë jashtë fushës dhe në terrenin e lojës janë gati të mbrojnë njëri-tjetrin. E kështu norvegjezi bëri një vrapim prej 40 metrash për t'u përplasur me mbrojtësin Burn. Lojtari i Newcastle shkaktoi faullin, por nuk mendoi se me cfarë do të duhej të përballej. Tërheqje, shtytje dhe fjalë të rënda fluturuan mes të dyve, derisa Haaland vendosi ta irritonte edhe më shumë duke i qeshur në fytyrë. Të dy u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Për kronikë, ndeshja mes City dhe Newcastle përfundoi 2-0 me golat e Foden dhe Bernardo Silva, nga një gol në çdo pjesë. Haaland mbeti pa shënuar. Megjithatë norvegjezi tregoi personalitet dhe guxim të madh, pavarësisht moshës së tij të re dhe përvojës së tij të parë në Premier League. Trupmadh dhe i fuqishëm, sulmuesi i Pep Guardiolës bën të flitet për të gjithmonë, në një mënyrë apo në një tjetër.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI