Flash

Video/ Kërkesa unike e Vecino në dhomat e zhveshjes në Maradona: “Do ma tregosh edhe njëherë?”

Lapsi.al 4 March 2023
Video/ Kërkesa unike e Vecino në dhomat e zhveshjes në Maradona:
Lazio bëri goditjen në Maradona duke mposhtur Napolin falë golit të mrekullueshëm të Matias Vecino. Mesfushori i ka shkaktuar një hidhërim trajnerit të tij të kohëve të Inter. Goli i tij rrëzoi skuadrën nga Campania pas 9 fitoreve radhazi në kampionat. Nga ana tjetër, Vecino iu rikthye golit pas gati 5 muajsh, duke shënuar golin e dytë këtë sezon. Në fund të ndeshjes, në dhomat e zhveshjes të stadiumit Maradona, mesfushori uruguaian i bëri një kërkesë unike menaxherit të rrjeteve sociale të Lazios. Në fund të ndeshjes, Spalletti foli për një Lazio mbrojtëse dhe me fat. Por e vërteta është se Sarri fitoi ndeshjen e shahut ndaj kolegut të tij. Në pjesën e parë Vecino iu afrua golit me kokë dhe Di Lorenzo bëri një mrekulli të vërtetë duke shpëtuar në vijën e portës. Më pas Napoli mbajti zotërimin e topit, duke impenjuar Provedel, por pa qenë kurrë realisht i rrezikshëm. Në pjesën e dytë loja ishte më e ekuilibruar derisa shënoi Vecino në minutën e 68'. Uruguajani mposhti Meret me një goditje fantastike me të djathtën. Që nga ai moment, bardhekaltrit ia dolën të administrojnë avantazhin. Napoli ishte vërtet i rrezikshëm vetëm në rastin e goditjes së traversës nga Osimhen. Megjithatë, Lazio u përgjigj me traversën e Milinkovic-Savic nga një goditje dënimi. Ndoshta barazimi do të ishte rezultati më i drejtë. por Lazio mori 3 pikë shumë të rënda që e çojnë për momentin në vendin e dytë.

KËRKESA NË DHOMAT E ZHVESHJES SË "MARADONA"

Në fund të ndeshjes Vecino shkoi për të festuar nën sektorin e miqve. E kanali në instagram e përjetësoi duke thirrur “Vamos!”. Më pas në dhomat e zhveshjes së stadiumit Maradona i kërkoi celularin menaxherit të rrjeteve sociale për të rishikuar golin e tij. Mesfushori nuk la rastin t'i kalonte pa bërë humor, me pikën e tij të dobët: “Duhej kjo, gabova të nja 15 goditje, të paktën njëra hyri brenda. Mirë, mirë, jam i lumtur!”. Një gol që erdhi pikërisht ndaj ish-trajnerit të tij, i cili megjithatë për Dazn saktësoi: “Nuk ndihem i tradhtuar nga Matias, të gjithë duhet të bëjnë më të mirën. Marrëdhënia që ka ekzistuar më parë nuk duhet të ndikojë në dëshirën për të bërë mirë”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI