Flash

Insulinë disa herë në ditë, Ambrosini zbulon dramën e të birit: "Ka diabet të tipit 1, deri më sot i pashërueshëm"

Lapsi.al 4 March 2023
Insulinë disa herë në ditë, Ambrosini zbulon dramën e

Massimo Ambrosini ka vendosur të hapet me ndjekësit e tij dhe të tregojë dramën e sëmundjes së djalit të tij: "Prej gjashtë muajsh jeta ime dhe e familjes është përmbysur fjalë për fjalë. Kjo nga sëmundja e djalit tonë më të vogël - ishin fjalët e ish-mesfushorit të Milanit në një video –. Alessandro u diagnostikua me diabet të tipit 1, që është një sëmundje autoimune, kronike dhe degjenerative. E që, edhe pse nuk duket mund të ketë pasoja shumë të rënda”.

Ambrosini nuk e kishte mbajtur asnjëherë të fshehur gjendjen e fëmijës. E megjithatë postimi në kanalin e tij në Instagram ishte një mundësi për të folur për herë të parë publikisht. Ish-lojtari i kuqezinjve ka kërkuar edhe mbështetje për kërkime shkencore kundër sëmundjes.

Lexo më tej: Zaccheroni operohet në kokë, i heqin një hematomë: trajneri kampion me Milan përplasi kokën pas një rrëzimi

“Jemi të detyruar vazhdimisht të monitorojmë gliceminë e tij - tha Ambrosini -. Madje i bëjmë injeksione insuline disa herë në ditë, çdo ditë. Për momentin diabeti i tipit 1 është një sëmundje e pashërueshme. Por ka një shpresë që kalon vetëm dhe ekskluzivisht përmes kërkimit shkencor. Unë, gruaja ime dhe të gjithë të afërmit e 200,000 personave mes të rriturve e fëmijëve që kanë këtë sëmundje, kemi nevojën dhe vullnetin që të arrihet në një kurë përfundimtare. Kjo është arsyeja pse vendosa të vrapoj në Maratonën e Milanos, së bashku me disa nga ish-shokët e mi të skuadrës. Duam të mbështesim Fondacionin Italian të Diabetit. Së bashku djema mund dhe duhet të gjejmë një kurë për këtë sëmundje”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI