Flash

Nën hetim për përd.hunimin e një vajze, Hakimi ndahet nga bashkëshortja: “Shumë divergjenca”

Lapsi.al 2 March 2023
Nën hetim për përd.hunimin e një vajze, Hakimi ndahet nga

Asgjë nuk po shkon mirë për mbrojtësin e PSG Achraf Hakimi. Marokeni është përfshirë në një hetim për dhunë seksuale ndaj një 24 vjecareje franceze. Sipas Le Parisien, lojtari maroken ka përfituar nga vajza në shtëpinë e tij në Boulogne. Situatë që ndoshta i ka dhënë goditjen e fundit edhe raportit martesor. Sipas të dhënave të ‘El Cierre Digital’, Hiba Abouk dhe Hakimi kanë marrë vendimin për t’u ndarë disa javë më parë.

Aktorja dhe futbollisti e kanë marrë këtë vendim prej disa kohësh dhe prej javësh po punojnë për një marrëveshje. Hiba Abouk dhe Achraf Hakimi janë larguar prej kohësh me njëri-tjetrin. Shumë divergjencat mes dy bashkëshortëve, sipas thashethemeve që janë bërë virale. Sipas El Cierre Digital', Hiba kishte njoftuar që verën e kaluar prindërit e saj se po mendonte të ndante futbollistin. Problemet e supozuara vijnë nga diferenca e moshës (ajo është 36 dhe lojtari 24) dhe gjithashtu nga mentaliteti.

Lexo më tej: Le Parisien, akuza të rënda kundër Hakimi: “Ka përfituar kundër dëshirës nga një grua”

Aktorja dëshironte të shijonte një jetë familjare me fëmijët e saj, Amín dhe Naim, ndërsa futbollisti mendonte vazhdimisht për festa. Vendimi për ndarje ishte marrë shumë kohë përpara historisë që përfshiu futbollistin për dhunën e dyshuar ndaj një vajze të re dhe për të cilën është hapur një hetim.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI