Flash

U përfolën për lidhje, Pique flet për foton e sikletshme me Ibra: “Mund ta kisha puthur, por jo aty”

Lapsi.al 2 March 2023
U përfolën për lidhje, Pique flet për foton e sikletshme me

Tetë kampionate spanjolle, një Premier League, një Community Shield, shtatë Kupa spanjolle, gjashtë Superkupa spanjolle, katër Champions, tre Superkupa europiane, tre Botëror për Klube, një Kampionat Evropian dhe një Kupë Bote. Të gjitha me fanellat e Barcelonës, Manchester United dhe kombëtares spanjolle. Kështu mund të përmblidhet karriera e Gerard Pique për sa i përket trofeve të fituara. Nëse në fushë, mbrojtësi bëri bujë për cilësitë e tij, edhe jashtë saj Pique nuk bën më pak. Mbrëmjen e djeshme, 36 vjeçari i është rikthyer fotos së famshme me Ibrahimovic.

Siç dihet, së fundmi ka bërë bujë ndarja mes Pique dhe Shakira. Një histori mediatike e ndërprerë nga precedentë të nxjerrë në dritë nga këngëtarja kolumbiane. Thelbi i thyerjes mes të dyve ishte lidhja e ish-futbollistit me modelen Clara Chia Marti. Me të, katalanasi është ende i lidhur romantikisht.

E megjithatë, këtë herë Pique është kthyer në qendër të vëmendjes jo për shkak të raportit me modelen. Madje as tekstet thumbuese të këngëve të Shakirës nuk kanë lidhje. Spanjolli ka kthyer vetë në vëmendje, një foto që dikur kishte krijuar aludime nga më të ndryshme.

Lexo më tej:E pabesueshme, Piqué në shtrat me avokaten e divorcit nga Shakira: “E ka tradhëtuar tashmë Clara Chia Martì”

DEKLARATA

Pas varjes së këpucëve në gozhdë (në nëntor 2022) Pique kontribuoi në krijimin e Kings League. Bëhet fjalë për një ligë spanjolle të futbollit me shtatë ekipe. Turneu është ngritur në bashkëpunim me transmetuesin Ibai Lllanos dhe fytyra të tjera të njohura nga bota e futbollit. Një projekt i promovuar në mënyrë aktive në mediat sociale, mbi të gjitha Twitch, TikTok dhe Youtube. E, gjatë takimit të fundit, doli në dritë fotografia (viti 2010) në të cilën Piqué dhe Ibrahimovic janë përjetësuar në një qëndrim në dukje intim. Në këtë kuptim, ish-futbollisti spanjoll sqaroi çështjen: “Ishim në parkingun e qendrës sportive të Barcelonës, aty ishte shtypi. Mund ta kisha puthur Zlatan në buzë, por jo aty, është një foto jashtë kontekstit”.

https://youtu.be/390fhpea1Ww

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI