Flash

Cadiz kërkon ndërprerjen e La Liga: pas ndeshjes me Elche, klubi ka kërkuar ndërhyrjen e CAS

Lapsi.al 2 March 2023
Cadiz kërkon ndërprerjen e La Liga: pas ndeshjes me Elche, klubi ka

La Liga ka përfunduar në shënjestër të Cadiz. Klubi andaluzian u dëmtua në barazimin 1-1 ndaj Elche në javën e 17 të kampionatit. Tani Cadiz ka kërkuar ndërhyrjen e CAS në Lozanë për të siguruar pezullimin e kampionatit. Më 16 janar, Cadiz pësoi golin e barazimit 1-1 nga Elche me një aksion të nisur nga një pozicion i dukshëm jashtë loje. As arbitrat në fushë e as VAR nuk e kuptuan se goli ishte i pavlefshëm. Një vendim që e kishte bërë Cadiz të apelonte që në orët në vijim të sfidës.

Comité de Competicion, organi i ngarkuar për studimin dhe zgjidhjen e problemeve gjatë ndeshjes, iu përgjigj negativisht kërkesës për të riluajtur nëntë minutat e fundit të ndeshjes. Ata u deklaruar "të paaftë për këtë çështje" dhe duke i lënë gjërat ashtu siç vendosi fusha, me gabimin skandaloz.

Lexo më tej: Video/ Dy gola në dy minuta, Barcelona thyen Cadiz: dy gola të anuluar e dy shtylla për miqtë e pafat

Një përgjigje që nuk e kënaqi Cadiz, që vendosi të vazhdojë betejën e tij. Klubi andaluzian kërkon të ngrijë barazimin 1-1 ndaj Elche dhe të riluajë nëntë minutat e fundit të ndeshjes. Gjithçka, duke nisur nga avantazhi 1-0. Në këtë mënyrë do të anulohej goli i Ponce që u shënua në pozicion jashtë loje.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI