Flash

Neymar e propozimi "i pisët" për binjaket Alves: skandali i ri përfshin brazilianin e dëmtuar

Lapsi.al 1 March 2023
Neymar e propozimi "i pisët" për binjaket Alves: skandali i

Skandalet dhe polemikat rreth personazhit të Neymar shfaqen tashmë pothuajse çdo javë. Braziliani është aktualisht jashtë fushës për shkak të një dëmtimi në kavilje. Megjithatë, ai nuk mund të mos tërheqë vëmendjen për çështje që kanë shumë pak të bëjnë me fushën. Këtë herë polemikat mbi lojtarin e Paris Saint Germain u ndezën nga zbulimi i Key Alves. Një emër që për shumë mund të thotë pak, por që është mjaft i njohur në Brazil…

Të jesh një futbollist i nivelit të lartë do të thotë të përfundosh sistematikisht në qendër të vëmendjes. Madje edhe për çështje që kanë të bëjnë me jetën private. E kur lojtari në fjalë bën një jetë që nuk është tamam sportive, pasoja është të marrësh vazhdimisht kritika dhe sulme. E di mirë Neymar Jr. Ylli i PSG dhe kombëtares braziliane mes pokerit, arratisjeve për karnavalet e Rios, apo akuzave për mashtrim, nuk bën asgjë për t'i evituar. Nuk është hera e parë që braziliani përfshihet nga skandale me sfond seksual. Në vitin 2019 ai u akuzua pë përdhunim nga një grua të njohur në Instagram. Në atë rast lojtari doli i pafajshëm. E tani, pavarësisht se është larg fushave për shkak të dëmtimit, O'Ney është bërë sërish kryefjalë. "Fajin" e kanë zbulimet e ish-volejbollistes braziliane, tashmë yll i OnlyFans, Key Alves.

Lexo më tej: Neymar, doli nga fusha me barrelë: rezultati i kontrolleve të kaviljes është ai që i trembej PSG

PROPOZIMI "I PISTË"

Gjatë Big Brother brazilian ku ajo është një nga konkurrentet, Alves tha se kishte marrë një propozim me sfond seksual nga sulmuesi i PSG. Neymar i ka kërkuar asaj dhe binjakes së saj të bënin një treshe. Një avancim i pahijshëm i kthyer mbrapsht: "Me ne ke gabuar rëndë", i është përgjigjur modelja e OnlyFans. Kështu, O'Ney nuk i ndezi me binjaket, por meritoi kopertinën e tabloidëve të skandaleve të vendit amerikanojugor…

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI