Flash

Robinho në burg për dhunë sek.suale ndaj shqiptares: pranohet kërkesa e Italisë, dënimi në Brazil

Lapsi.al 1 March 2023
Robinho në burg për dhunë sek.suale ndaj shqiptares: pranohet

Dyert e burgut në Brazil po hapen për ish-futbollistin Robinho pas dënimit të tij për dhunë sek.suale. Kërkesa e qeverisë italiane është pranuar. Ish-sulmuesi i Milan, së bashku me mikun e tij Ricardo Falco, do ta kryejnë dënimin prej nëntë vjet burg në atdhe. Dënimi është vendosur nga gjykata e Milanos. Zëvendësprokurori i përgjithshëm i republikës, Carlos Frederico Santos, deklaroi se nuk ka asnjë pengesë për transferimin e dënimit italian në Brazil. Ai madje ka dorëzuar katër adresa ku mund të gjendet vetë Robinho.

Robinho duhet të thirret në të gjitha këto adresa për të pasur mundësinë të prezantojë linjën e tij mbrojtëse. Por, siç raportojnë mediat braziliane, duke qenë i gjykuar në të kaluarën në Itali, nuk ka shanse që ish-futbollisti të shohë të anuluar dënimin.

Lexo më tej: Abuzoi me shqiptaren, u dënua 9 vjet: Italia i kërkon Brazilit ekzekutimin e burgimit për Robinho

ÇËSHTJA

Robinho u dënua për dhunë seksuale të ndodhur në Milano, gjatë periudhës së tij te AC Milan. Ai abuzoi bashkë me disa të tjerë ndaj një vajze shqiptare, në janar 2013. Në janar 2022 erdhi vendimi i Kasacionit që e bëri dënimin përfundimtar.

Sipas hetimeve, ish-ylli brazilian e kishte bërë vajzën të pinte deri në atë pikë sa ta linte të pavetëdijshme. E më pas grupi e kishte përdhunuar me radhë, pa mundur që ajo të kundërshtonte, në gardërobën e një klubi nate në Milano. Aty e reja kishte shkuar për të festuar ditëlindjen. Në arsyet e dënimit të shkallës së dytë, Gjykata kishte shkruar se ish-sulmuesi dhe “bashkëpunëtorët” e tij (katër të tjerë të pagjurmueshëm) kishin shfaqur “përçmim të veçantë” për “viktimën që u poshtërua brutalisht”.

Në këtë moment Robinho është në Brazil dhe i lirë. E provon këtë, fakti se ka marrë pjesë edhe në festat e karnavaleve. Nëse, siç duket, autoritetet braziliane njehësojnë vendimin, 9 vitet e burgut, ish-lojtari do të duhet t'i vuajë në atdheun e tij.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI