Flash

Marcin Oleksy, kush është fituesi i Puskas Award: historia e futbollistit me një këmbë

Lapsi.al 28 February 2023
Marcin Oleksy, kush është fituesi i Puskas Award: historia e
Marcin Olesky fitoi çmimin Puskas 2023 falë goditjes në akrobaci i mbështetur mbi paterica. Historia e tij përbëhet nga dhimbje dhe vendosmëri. Çmimi FIFA Puskas u nda së bashku me çmimet e tjera të vitit FIFA. Marcin Oleksy fitoi çmimin për golin më të bukur në botë, duke mposhtur konkurrencën e Richarlison dhe Payet. Sulmuesi polak luan për skuadrën e të amputuarve të Warta Poznan. Ai mundi dy kampionët e futbollit me një vepër arti: një rovjeshatë fantastike duke përdorur një patericë. Emri i fituesit u shpall nga Alessandro Del Piero dhe polaku e gjeti veten në mënyrë të pabesueshëm në skenë përballë Messi, Mbappè, Van Dijk dhe yjeve të tjerë të shenjtë të futbollit: "Shoku i skuadrës, David Novak, bëri asistin. Kur e pashë të afrohej topi, e dija se po vinte drejt meje. E pastaj e vura veten në pozicionin më të mirë për ta pritur. Kur e godita, e ndoqa topin me sy dhe e pashë të shkonte në portë. Gjithmonë kam dashur të shënoj një gol kaq të bukur. Jam shumë i lumtur."

NJË HISTORI ME FUND TË BUKUR

Oleksy ka patur një jetë të vështirë. Në moshën 23-vjeçare ai pësoi një aksident në punë që i kushtoi këmbën e majtë. Për dy vjet polaku ishte në karrige me rrota. Pastaj gjeti forcën të ngrihej, të merrte patericat dhe të mësonte të jetonte me amputimin. Ai u kthye të luante futboll falë këmbënguljes dhe guximit të tij: nuk e la jetën ta rrëzonte. Duke u mbajtur fort gjithë këto vite, ai arriti të vazhdonte ëndrrën e tij, derisa në kurorëzimin e pabesueshëm. E paimagjinueshme po të mendosh se mjekët i thanë se do të duhej të bënte pa njërën këmbë. "Kurrë nuk e lashë veten të dekurajohesha. E kur kuptova se mund të vazhdoja të vrapoja duke përdorur paterica, motivimet e mia u bënë më të mëdha". E tani ai ka mbërritur në një nga skenat më prestigjioze të futbollit dhe ka futur emrin e tij në historinë e futbollit. Madje edhe më gjerë. Sepse një mesazh kaq i fuqishëm sa historia e Oleksy nuk mund të kufizohet vetëm në sport, por në të gjitha aspektet e jetës. Fitorja e tij është një mesazh për të mos u dorëzuar kurrë, sado e vështirë të jetë prova që jetë të vendos.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI