Flash

Video/ Tirana prek gjysëmfinalen: poker ndaj Kastriotit, kualiteti një formalitet

Lapsi.al 28 February 2023
Video/ Tirana prek gjysëmfinalen: poker ndaj Kastriotit, kualiteti një

Tirana hipotekon praktikisht kualifikimin në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë kanë mundur me rezultatin 1-4 Kastriotin në Kamzë, në çerekfinalen e vajtjes së kompeticionit. Asnjë rezistencë e të besuarve të Çelës, që fokusin e kanë të gjithin te mbijetesa, duke qenë të fundit në renditje. Qetësi për Shehin, pas humbjes në shtëpi me Teutën në kampionat.

[video width="944" height="508" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/patrick.mp4"][/video]

Ashtu si pritej: krutanët nuk e kishin mendjen të Kupa, bardheblutë me dëshirën për të siguruar kalimin. Në pjesën e parë, bardheblutë morën masat duke studiuar edhe pozicionimin e Kastriotit. Kryeqytetasit nuk kishin përballë të njëjtin kundërshtar si ai që mundën vetëm në minutën e 100' në kampionat. Tirana provoi të merrte avantazhin që në pjesën e para, por pa mundur të gjente golin.

[video width="944" height="508" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/selmani.mp4"][/video]

Shehi i beson njeriut-gol të tij, pas largimit të Xhixhës. Dy gola në dy minuta, pas rifillimit të lojës nga Patrick (46', 47') orientuan ndeshjen. Braziliani finalizoi me ftohtësi dy kundërsulme. Sulmuesi në golin e dytë madje, ekzaltoi edhe aftësitë e tij dribluese, për të kaluar portierin, përpara se të firmoste dygolëshin personal.

Lexo më tej:Tirana, kryesuesit kanë pankinën më të shkurtër në Superiore: kundër Kastriotit nga 6 në stol, 4 ishin të rinj

[video width="944" height="508" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/berisha.mp4"][/video]

Krutanët shkurtuan diferencën me Santiago Selmanin nga pika e bardhë e penalltisë (57'), por shumë pak për ti kthyer ndeshjen Tiranës. Kryeqytetasit dëshironin të mbyllin cështjen kualifikim dhe e bënë me golat e Berishës (58') dhe Nikqit (72'). Pikërisht ky i fundit vendosi edhe ndeshjen e dy javëve më parë në kampionat. Lojtari po konfirmohet edhe më shumë si një alternativë e vlefshme për teknikun e kryeqytetasve Orges Shehi. Kështu Tirana shkon e sigurtë në ndeshjen e kthimit që do të luhet në kryeqytet. Koha për tu përqendruar në kampionat për të dyja skuadrat, edhe pse me objektiva të kundërta.

[video width="944" height="508" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/02/nikqi-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI