Flash

Kupa e Shqipërisë/ Çerekfinalet e para nuk lejojnë hapa fals: në "Loro Boriçi" supersfida e pretendentëve

Lapsi.al 28 February 2023
Kupa e Shqipërisë/ Çerekfinalet e para nuk lejojnë hapa

Pas kampionatit vjen mesjava e Kupës së Shqipërisë me ndeshjet e para çerekfinale. Momenti i duhur ndoshta për tre kryesuesit e Superiores, për të lënë pas zhgënjimin e madh të javës së 23, me Tiranën, Partizanin e Vllazninë të gjithë humbëse. Ndeshje delikate, ku në këtë pikë të sezonit askush nuk dëshiron të tërhiqet prapa. Madje edhe Kastrioti që mbyll renditjen në kampionat. E megjithatë, vëmendja është në Loro Boriçi.

Bardheblutë e Orges Shehit gjejnë përballë, të martën, kundërshtarin e fundit të cilin kanë mundur. Për të kuptuar shkallën e vështirësisë, edhe pse bëhet fjalë për ekstremet e renditjes, mjafton të kujtosh golin në minutën e 100 të Nikqit dy javë më parë. Po në orën 13:00 do të luhet edhe sfida mes Egnatias e Laçit, një sfidë e testuar 3 javë më parë në kampionat. E tani e rinovuar në Rrogozhinë, ku kurbinasit e Mezanit do të mundohen t'i bëjnë të njëjtën surprizë që morën nga Egnatia në Laç.

Të martën

Egnatia-Laçi 13:00

Kastrioti-Tirana 13:00

SUPERSFIDA NË "LORO BORIÇI"

Vëmendja është e gjitha të mërkurën, në Loro Boriçi, në superpërballjen mes pretendentëve. Vllaznia e Partizani sfidohen në kërkim të një rezultati që t'i japë garanci për sfidën e kthimit. Të dy ekipet vijnë nga humbjet dhe do të mundohen të përmirësojnë situatën në ndeshjen e orës 18.00. Në të njëjtën orë do të zbresë në fushë edhe Teuta në Niko Dovana për tu përballur me Kukësin. Dy skuadrat kanë dalë nga zona e rrezikut në kampionat, duke mundur dy kryesueset e tani duan të provojnë shansin e tyre për Europën.

Sipas kalendarit të paracaktuar nga FSHF, ndeshjet janë ndarë në dy ditë, mes të martës dhe të mërkurës. Kjo për faktin e thjeshtë se takimet janë caktuar të luhen në të njëjtin orar, dhe për të favorizuar tifozët që t’i ndjekin.

Të mërkurën

Teuta-Kukësi 18:00

Vllaznia-Partizani 18:00

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI