Flash

"Një stërvitje e mirë": Çela heq dorë hapur nga Kupa, Shehi "ruajti pak energjitë"

Lapsi.al 28 February 2023
"Një stërvitje e mirë": Çela heq dorë hapur

“Kupa ka specifikë të veçantë, pasi me pak ndeshje merr trofe që është i rëndësishëm. Sot ruajtëm pak energjitë. U munduam të bëjmë zëvendësime por edhe llogaritëm që të marrim rezultatin që duhej. Rezultati na jep kënaqësi për vazhdimësinë". Orges Shehi, trajneri i Tiranës është i qetë pas 1-4 me të cilën bardheblutë fituan çerekfinalen e parë me Kastriotin. Tirana është kthyer të fitojë, pas humbjes në kampionat me Teutën. Pokeri ndaj krutanëve i mbyll llogaritë e Kupës dhe Shehi mund të përqendrohet te titulli: "Oshilacionet te të gjithë skuadrat janë të dukshme - tha tekniku -. Kampionati këtë vit është shumë rivalizues dhe skuadrat kanë pak diferencë me njëra-tjetrën. Aq më tepër në fazën mbrojtëse janë të organizuar të gjithë. Është e vështirë të depërtosh, nëse pëson i pari, ka shumë vështirësi të kthesh ndeshjen. Kupa dhe kampionati kanë specifikë të veçantë" përfundoi Shehi.

Lexo më tej: Video/ Tirana prek gjysëmfinalen: poker ndaj Kastriotit, kualiteti një formalitet

ÇELA: MË SHUMË MË MËRZITI DËMTIMI I KODRËS SE REZULTATI

Një rezultat që praktikisht e ka siguruar kalimin e kryeqytetasve në gjysëmfinale. Fakt që e pranon edhe vetë tekniku i Kastriotit, Emiljano Çela, në intervistën pas ndeshjes: “Shfrytëzuam këtë ndeshje si një stërvitje të mirë. Provuam diçka të re për ndeshjet e ardhshme me rreshtimet që bëmë. Më shumë më ka mërzitur dëmtimi i Kodrës sesa rezultati. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese këtij kundërshtari. Ne do të vazhdojmë të përqendrohemi te objektivat tona që është kampionati".

Çela bëri humor edhe me shkarkimin e parë në fazën e dytë të kampionatit: "Njëlloj si 4-0 e dorëheqjes? Të rrini të qetë, nuk m’u rikthye asnjë makth. Nuk ndikoi asgjë në anën time emocionale sot. Asgjë nuk ka ndodhur”. Një dalje nga përgjegjësia për eliminimin e mundshëm nga Kupa, që tregon qartë se për Kastriotin ka rëndësi vetëm mbijetesa.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI