Flash

Prapaskena, si dështoi transferimi i Jocelin Behiratche te Sheriff Tiraspol: Shehi mund të humbiste mbrojtësin pas ndeshjes me Kastriotin

Lapsi.al 1 March 2023
Prapaskena, si dështoi transferimi i Jocelin Behiratche te Sheriff

Tekniku, Orges Shehi, mund të marrë frymë lehtësisht. Qendërmbrojtësi Jocelin Behiratche do të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e Tiranës deri në fund të sezonit. Propozimi i ardhur nga Sheriff Tiraspol, me të cilin bardheblutë kishin ngritur një negociatë të përshpejtuar nuk ka qenë aspak bindës dhe i favorshëm. Kjo edhe për shkak të situatës së merkatos specifike të lojtarit nga Bregu i Fildishtë.

22 vjecari është shndërruar në një titullar të rregullt për Tiranën. 50% e kartonit të lojtarit mbahet nga një kompani menaxheriale. Kjo do të thotë se gjysma e vlerës së transferimit të Jocelin Behiratche do të shkojë në arkat e tyre. Moldavët e Sheriff nuk u ngjitën më shumë se 80 mijë euro në tratativë, gjë që i bëri drejtuesit e kryeqytetasve të reflektonin. Sipas asaj që filtron nga klubi, 40 mijë euro nuk janë mjaftueshëm që Tirana të humbasë një lojtar të rëndësishëm në luftë të plotë për titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë. Lojtari shkon në skadencë kontrate në qershor dhe nuk ka ndërmend të rinovojë me kryesuesit e kampionatit.

Në këtë pikë, bardheblutë menduan të mos e humbanin me parametër zero lojtarin, shitja e të cilit mund të ndihmonte në përmirësimin e situatës së vështirë financiare. Operacioni duhej të mbyllej brenda datës 28 shkurt, kur përfundoi edhe afati i transferimeve në Moldavi. Por në dritën e ofertës së konsideruar tepër të ulët të klubit nga Tiraspol, drejtuesit e Tiranës menduan se ishte më e arsyeshme të mbanin një lojtar me peshë në këtë fazë të sezonit ku mund të fitojnë të dy trofetë, se të inkasonin vetëm 40 mijë euro. Për më tepër që Shehi ishte ankuar gjithnjë për pankinë të shkurtër e mungesë alternativash.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI