Flash

"Arbitri nga Torino e luajmë me Juven, më donin jashtë": Gjykatësi sportiv dy javë pezullim për Mourinho

Lapsi.al 1 March 2023
"Arbitri nga Torino e luajmë me Juven, më donin

"Kush më njeh e di që jam emocional por jo i çmendur. Nuk dua të futem në gjëra e të them se është nga Torino e të dielën luajmë kundër Juves e ai më donte jashtë nga pankina". Tërbimi i Jose Mourinho pas ndeshjes së humbur të Romës në shtëpinë e Cremonese ka pasoja. Tekniku portugez u përjashtua nga arbitri Piccinini, në fillim të pjesës së dytë,pasi diskutoi me arbitrin e katërt Serra për disa episode mes të cilëve një pozicion jashtë loje e disa faulle të pa akorduara për verdhekuqtë.

Vendimi i Gjykatësit sportiv të Serie A ka qenë një skualifikim me dy ndeshje për Josè Mourinho e 10 mijë euro gjobë. Trajneri i verdhekuqve paguan kështu përplasjen me arbitrin e katërt Serra. Special One do të humbasë ndeshjet ndaj Juventus dhe Sassuolo. Portugezi në fakt ka qenë nervoz gjithë ndeshjen në Cremona, duke parë verdhekuqtë të vuanin në fushë. Pastaj episodet e kontestuara e bënë të shpërthente.

Gjykatësi sportiv i Serie A, Gerardo Mastrandrea, e zyrtarizoi dënimin me dy ndeshje, duke e motivuar kështu. "Kundërshtim i ashpër dhe i përsëritur ndaj një vendimi arbitral", i përsëritur në momentin e përjashtimit. Në motivacion edhe "adresimi i shprehjeve dhe konkluzione të rënda fyese “për gjyqtarin e katërt, Serra, pasi ka hyrë, i autorizuar, në dhomën e zhveshjes së arbitrit.

Lexo më tej: Video/ Mourinho me karton të kuq, Cremonese shemb Romën: vendos Ciofani me penallti

ANKIMIMI I ROMËS

Roma, pasi ka dëgjuar vendimin e Gjykatësit sportiv për skualifikimin për dy javë të Mourinho, do të vazhdojë me ankimimin. Klubi kërkon të mbrojë në çdo mënyrë trajnerin e tyre. Klubi e cilëson të tepruar dëmin e shkaktuar ndaj ekipit dhe mbi të gjitha trajnerit. Konsiderata lidhet me akuzat që Special One ka bërë ndaj arbitrit të katërt Serra. Pikërisht për ato, prokurori federal ka hapur një hetim.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI