Flash

San Siro mbetet bosh, Zhang ka planin B për Inter: stadiumi i ri në Assago

Lapsi.al 1 March 2023
San Siro mbetet bosh, Zhang ka planin B për Inter: stadiumi i ri në

Plani B i Interit merr formë dhe quhet "Assago". Zikaltrit kanë patur një takim mjaft negativ me bashkinë dhe Milanin dje. Në këtë pikë, Zhang ka braktisur përfundimisht idenë e ndërtimit të stadiumit të ri me kuqezinjtë në zonën e San Siros. Klubi zikaltër tashmë ka identifikuar zonën e re në të cilën do të tentojnë të ndërtojnë impiantin e tyre. Kështu, plani B, në fakt, befas u bë plani A. Vendi është fare pranë nga Forumi, ku luan aktualisht Olimpia Milano e basketbollit, në jug-perëndim të zonës metropolitane. Drejtuesit zikaltër kanë punuar mbi këtë projekt prej muajsh, siç raportohet The Sports Gazeta.

Lexo më tej:Milan, lamtumirë San Siro: tre rrugët për një të ardhme pa Inter

Milani, ndërkohë, ëndërron zonën La Maura, pranë San Siros, por opsioni më i mundshëm është ende ai i Sesto. Zikaltrit kanë identifikuar në hinterland-in milanez Assago opsionin më të favorshëm. Stadium i ri në periferi të qytetit, por i lidhur mirë falë metrosë M2. Ajo që duket e sigurt deri tani, është se dy klubet do të ndahen. Inter e Milan nuk do ta ndërtojnë stadiumin e ri së bashku. Projekti Katedrale praktikisht u shkatërrua nga Milan që zgjodhi të vraponte i vetëm. Inter, që nuk do të qëndrojë në San Siro, duhej kështu të përshtatej dhe tashmë është vënë në punë për të mos u kapur i papërgatitur.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI