Flash

Fjalë të rënda, akuza e ironi therëse mes Icardi e një gazetari: motivi, natyrisht Wanda Nara

Lapsi.al 1 March 2023
Fjalë të rënda, akuza e ironi therëse mes Icardi e një

Rreth dhjetë ditë më parë Wanda Nara ishte e ftuar në emisionin Belve, ku çuditërisht deklaroi se ajo dhe Mauro Icardi janë ende çift. Fjalë që shumë njerëz i bënë të buzëqeshnin, duke parë ckishte ndodhur mes të dyve në muajt e fundit. Kështu, fotot e postuara nga sulmuesi i Galatasaray për të vënë në pah dashurinë e ripërtërirë të çiftit, bënë që gazetari i njohur argjentinas Juan Etchegoyen të komentonte ironikisht. Prej aty nisi një debat i ashpër mes tij dhe Icardi në rrjetet sociale.

Në përgjigje të imazheve të postuara nga Icardi, gazetari e ngacmoi: “Po cilin film po shikon Mauro?”. Një koment që nuk e la indiferent argjentinasin, që iu përgjigjur njëlloj në një histori në Instagram: “Për të bërë gazetarin e gossip, je shumë i painformuar – shkruaji Maurito -. Ai që humbi filmin në sallon dhe shkoi të hante kokshka je ti… Duhet të jesh pak më i informuar, apo nuk e ke parë intervistën e dhënë për TV italian? Ose e ke parë dhe bën enkas për t'u bashkuar me disa ndjekës që thonë budallallëqe".

Më pas Icardi fundosi goditjen: “Nëse nuk e keni parë, do t'jua sqaroj personalisht dhe nga një burim i drejtpërdrejtë… Jemi bashkë, do të vazhdojmë të jemi dhe do të jemi gjithmonë bashkë. E sa për filmin që po shikon, në foto janë dy persona… nuk mendoj se është fotomontazh…”, e mbylli ai. Por nëse ai priste që shpjegimi i tij i gjatë t'i mbyllte gojën gazetarit, e kishte shumë gabim. Në fakt, përgjigja nuk vonoi të vinte.

Lexo më tej:Flirt me L-Gante, me Keita e divorci, Wanda sqaron ku është me Icardin: “Për mua është një fat, për të nuk e di”

THUMBIMI I ETCHEGOYEN

“Më bën përshtypje që ju i kushtoni kaq shumë rëndësi informacionit tim. Nëse vërtet është i pasaktë. Por asgjë nuk më befason më shumë se ti”, tha Etchegoyen me ironi. “Ti je një djalosh i gjorë që thjesht dëshiron të përfundojë në portale. Ti luan të njëjtën lojë si Wanda dhe e vetmja gjë që arrin është të jesh karremi i botës së spektaklit. Më vjen keq për arrogancën tënde dhe po të them se kam treguar 5% të gjërave që më kanë ardhur”.

“Më mësuan që fëmijë se dielli nuk mund të mbulohet me duart e tua. Me duket se nuk ta kanë shpjeguar kurrë. Duhet të kesh kujdes sepse ndoshta kur e mbulon, përfundon duke të djegur. Kur të duash, do të të pres në programin tim që të sqarosh çfarë dëshiron, në vend të sulmeve të pakuptimta. Në fund, meqë shikon gjithçka dhe të dhënat e mia janë të pasakta, tregohu i qartë me ish-in apo gruan aktuale dhe sqaro nëse je pajtuar apo jo. Kështu përfunduam në lojën mediatike të muajve më parë" e mbylli ai ashpërsisht.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI