Flash

Colella në fije të perit pas humbjes, e thërret Rama. Josa nuk e quan ende të mbaruar: "E dimë ç'mund të bëjnë"

Lapsi.al 1 March 2023
Colella në fije të perit pas humbjes, e thërret Rama. Josa nuk e

Për teknikun e Partizanit, Giovanni Colella, janë orë delikate. Humbja 3-1 ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e parë cerekfinale të Kupës së Shqipërisë e ka vënë në pozitë shumë të vështirë. E në fakt, sipas asaj që raportohet nga Loro Boriçi, italiani është thirrur në një takim urgjent me Olsi Ramën, drejtorin e përgjithshëm të të kuqve. Tekniku, pas një viti 2023 të nisur plot luhatje, po mendon largimin. E njëjta ndjesi qarkullon edhe te drejtuesit, por vështirë se lëvizja do të bëhet para derbit. Për tekniku Colella, përplasja direkte me Tiranën do të jetë vendimtare.

JOSA: NUK KA MBARUAR ENDE

“Është një hap drejt kualifikimit, por nuk ka mbaruar asgjë. E dimë si është problemi i ndeshjeve. Tani nuk ekziston efekti fushë, duhet të kemi kujdes me vazhdimësinë. Iu përshtatëm mirë terrenit, duhet të kishim ende përmirësime, duhet të ambientoheshim". Mirel Josa nuk mund të mos jetë i lumtur me fundin e ndeshjes. 3-1 ndaj Partizanit është një rezultat që nuk jep garanci, por avantazh po. E ajo që tekniku ka pëlqyer në terrenin e vështirë të Loro Boricit të mbuluar nga shiu ka qenë sjellja e kuqebluve: "Përsa i përket luftës dhe agresivitetit, jam shumë i kënaqur me ekipin. Unë nuk konsideroj asnjë skuadër të dobët. Nuk mund të konsideroj Teutën pasi e ka mundur 2 herë Tiranën. Duhet të sillemi njësoj në futboll. Thjesht të ambientohemi më mirë gjatë fazës së lojës. Kemi pasur probleme, ekipi ka reaguar disi mirë dhe në mungesa".

Lexo më tej: Video/ Vllaznia tris mes shiut për gjysëmfinalet: gafa e Hoxhës dhe tre golat kuqeblu fundosin Partizanin

Josa është i qartë në objektiva dhe nuk heq dorë nga asjgë, pavarësisht 5 pikëve që e ndan nga Tirana: "Do vazhdojmë tek të dyja kompeticionet. Nuk hyjmë ndonjëherë për të lënë njërën dhe të fitojmë tjetrën. E dimë mirë se çfarë mund të bëjë Partizani në ndeshjen e kthimit”, u shpreh Josa. Sigurisht që derbi kryeqytetas mund t'i japë një tjetër asist Vllaznisë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI