Flash

Commisso tallet me Juventus: "Vlahovic shënon sa gjysma e Cabral-Jovic dhe u paguam 70 milionë"

Lapsi.al 2 March 2023
Commisso tallet me Juventus: "Vlahovic shënon sa gjysma e Cabral-Jovic

Rocco Commisso nuk përdor kurrë lojëra fjalësh. Sidomos kur bëhet fjalë për të sulmuar sistemin dhe për të thumbuar kundërshtarët, veçanërisht Juventus. "Ne paguam Cabral dhe Jovic 15 milionë e 0 euro dhe ata kanë shënuar tashmë 20 gola në tre kompeticionet ku luajmë", tha pronari i Fiorentina. Commisso nuk u ndal me aq, por e rriti dozën e komentit, duke thumbuar transferimin e Vlahovic te Juventus. "Në Torino ai ka shënuar vetëm 10 gola, duke përfshirë 2 me penallti. E kjo është saktësisht gjysma e dy sulmuesve tanë. Operacioni Cabral-Jovic ishte i shkëlqyer për ne, ai i Vlahovic nuk ishte për Juventus – shtoi ai –. E gjitha kjo duke arkëtuar edhe 70 milionë”.

Lexo më tej: Video/ Jovic shkatërron Sporting Braga: Fiorentina blindon kualifikimin, Qarabag i Xhixhës kalon Gent

"Dusan donte të shkonte te Juventus - vazhdoi Commisso gjatë takimit 'Historia e një sipërmarrëje ekselente' në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Firences -. Të shumtë ishin ata që na kritikuan dhe gazetat shkruan: Cabral dhe Jovic deri pak kohë më parë nuk kishin shënuar. Por nuk ishte e vërtetë”. Me përjashtim të Inter dhe Napoli, Fiorentina është në të njëjtin nivel me Juventus, Milan dhe të tjerët. Por askush nuk ka shkruar për këtë”, përfundoi ai, duke drejtuar sërish gishtin nga shtypi. Një tjetër sulm për të hequr disa guralecë nga këpucët, rreth një vit nga shitja e Vlahovic te Juventus.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI