Flash

Qëllohet me armë supermarketi i Antonella Roccuzzo, lihet një mesazh për Messi: “Po të presim”

Lapsi.al 2 March 2023
Qëllohet me armë supermarketi i Antonella Roccuzzo, lihet një
Në Rosario, një supermarket që i përket familjes së gruas së Messi, Antonella Roccuzzo, është bërë shënjestër e kriminelëve. Mbi godinën është qëlluar me armë zjarri. Më pas, kriminelët kanë lënë një mesazh për futbollistin. Ngjarja ka ndodhur në agimin e të mërkurës. Supermarketi që i përket familjes së bashkëshortes së kampionit argjentinas, është shënjestruar vetëm për t'i dërguar një mesazh futbollistit të PSG. Kriminelët kanë qëlluar me armë zjarri kundër dyqanit të familjes së Antonella Roccuzzo e pastaj braktisën skenën e krimit. Policia ka nisur menjëherë hetimin për ngjarjes, por deri tani nuk ka të dyshuar. Lexo më tej: iPhone 14 me mbulesë të artë për skuadrën kampione bote të Argjentinës: dhurata e Messi vlen 200 mijë euro

MESAZHI I LËNË PËR MESSI

Atentatorët kanë lënë edhe një shënim kërcënues për yllin e PSG: “Messi po të presim, Javkin është një narko, nuk do të të mbrojë”. Intimidimi i drejtohet futbollistit por edhe kryebashkiakut të Rosarios, Pablo Javkin. Mesazhi mund të aludojë për një kërkesë gjobe të papaguar dhe ky mund të jetë paralajmërimi i parë. Vendlindja e kampionit të botës prej vitesh ka pasur një problem të rëndë të krimit të organizuar. Kryesisht situatat lidhen me trafikun e drogës, aq sa i është vënë nofka Chicago argjentinase.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI