Flash

Big Luciano i del në mbrojtje Juventus: “Plusvalencat janë të lejuara”

Lapsi.al 2 March 2023
Big Luciano i del në mbrojtje Juventus: “Plusvalencat janë

Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus, Luciano Moggi ka zgjedhur të flasë në mikrofonat e Radio Bianconera për situatën e klubit. Big Luciano ka bërë një bilanc të momentit të skuadrës: “Në derbin e djeshëm, Torino ishte superior në pjesën e parë. Por në pjesën e dytë bënë diferencën burimet më të mëdha në dispozicion të Allegri”.

Gjatë intervistës së tij, Moggi ka dhënë opinionin e tij për impenjimet e ardhshme: “Duhet të arsyetojnë ndeshje pas ndeshjeje dhe të shohin të ardhmen me vetëdije. Ndeshja në Romë do të jetë shumë e vështirë dhe pikërisht në këto ndeshje shihet vlera e një skuadre”.

Lexo më tej: Hetim kundër tij, Moggi në kundërsulm: “Chinè, urrejtja t’i ngatërron idetë, nuk më ndalon dot të flas”

Më pas, Big Luciano bëri një konsideratë për dënimin e dhënë kundër klubit: “Besoj se fitimet kapitale janë të lejuara. Juventus është i kuotuar në bursë dhe për këtë arsye nuk mund t'i bëjë ato. Por kjo ka të bëjë me Consob, jo me drejtësinë sportive. Mendoj se pikët e dënimit mund t'i hiqen”. Në fakt, Moggi kishte hipotezuar edhe dënimin që mund të merrte Juve para se të shprehej Komisioni i Apelit. Në atë rast, ish-drejtori gaboi keq parashikimin e penalitetit, por ndoshta këtë herë e gjen saktë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI