Flash

Skandal në Itali, ngacmime sek.suale mbi futbollistët e rinj: 10 vjet burg për ish-trajnerin

Lapsi.al 2 March 2023
Skandal në Itali, ngacmime sek.suale mbi futbollistët e rinj: 10 vjet

Një ngjarje e rëndë ka shqetësuar botën e futbollit në Itali. Gjykata e Triestes ka dhënë vendimin me 10 vjet burg ndaj një ish-trajneri futbolli në sektorin e të rinjve të një klubi sportiv vendas. Ai është dënuar për abuzim sek.sual me futbollistët e rinj të skuadrës.

Personi u arrestua në janar të dy viteve më parë, pas një aktiviteti delikat hetimor të koordinuar nga prokurorja publike e Triestes Lucia Baldovin. Gjithcka nisi pas denoncimeve të të abuzuarve të rinj. Sipas asaj që është rikonstruktuar nga akuza, siç raporton Trieste Prima, trajneri kishte ngacmuar në mënyrë të përsëritur lojtarët e vegjël, të gjithë nën moshën 14 vjeç. Ai e kishte bërë këtë  gjatë stërvitjes dhe momenteve sportive. Por gjithashtu edhe në rastet kur i takonte të shoqëronte sportistët e vegjël.

EDHE MESAZHE MES PROVAVE

Ato që fundosën ish-trajnerin, me mbi 30 vjet karrierë në panoramën futbollistike lokale, kanë qenë mesazhet që ai u kishte dërguar lojtarëve të vegjël. Disa prej tyre ishin të paqartë në përmbajtje dhe në disa raste edhe tepër të dukshme sipas raporteve të gazetës Piccolo di Trieste në Itali. Vendimi erdhi sot dy vjet pas arrestimit. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 9 vite burg, por sot trupi gjykues vendosi ta dënojë me 10 vite heqje lirie.

Lexo më tej: Dyshohet për ngacmim të lojtarëve, Malta i dedikon fitoren: për Mangia vjen një akuzë e dytë

DËMSHPËRBLIM NDAJ SHOQËRISË SPORTIVE

Gjykatësit i dhanë gjithashtu një dëmshpërblim prej 35 mijë euro klubit sportiv që e kishte punësuar. Kjo për dëmin e pësuar nga veprimi i ish-trajnerit të tyre. Menjëherë pas arrestimit të trajnerit, klubit iu ndërpre bashkëpunimi me Juventus. Jo vetëm kaq, sepse ndaj tij Gjykata ka vazhduar me penalitetet. Ish-trajneri u dënua edhe me shpenzime ligjore. Për të u urdhërua edhe një ndalim i përjetshëm nga postet publike.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI