Flash

Video/ Autogoli i Militao fundos Real Madrid: Barcelona fiton gjysëmfinalen e parë të Kupës së Mbretit

Lapsi.al 2 March 2023
Video/ Autogoli i Militao fundos Real Madrid: Barcelona fiton gjysëmfinalen

El Clasico e tretë e sezonit shkoi për Barcelonën, që kalon në avantazh në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Blaugrana triumfojnë 1-0 në Bernabeu në ndeshjen e parë mes dy gjigantëve spanjolle. Protagonist ishte Franck Kessie, që shkaktoi autogolin vendimtar të Militao (25'). Mesfushori ivorian gati dyfishoi në pjesën e dytë. Real Madrid, pas një pjese të parë të shkëlqyer, u mundua të bëhej i rrezikshëm në të dytën. Aktivizimet e Rodrygo dhe Álvaro Rodríguez nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Përfundoi 1-0 për Blaugranat, të cilët anuluan Benzema dhe morën maksimumin falë autogolit të Militao. Vizitorët rrezikuan shumë pas vetëm njëzet e pesë sekondave, kur Modric u fut në prapavijën e Barçës dhe goditi pjesën e jashtme të rrjetës. Presioni i madh i Real Madrid çoi në golin e Benzema (12'). Por flamuri i asistentit e anuloi për pozicion jashtë loje. Blaugranat ishin në krizë dhe Madrid dominoi, por pa gjetur finalizimin.

Në fakt, Barcelona nuk doli gati kurrë nga guacka e saj dhe vuajti jashtëzakonisht shumë në mbrojtje. Kjo deri në episodin që ndryshoi lojën. Në minutën e 25', në fakt, në aksionin e parë sulmues të vërtetë, ekipi mik mori avantazhin. Ferrán Torres përfitoi nga gabimi i Camavinga dhe shërbeu për Kessie. Mesfushori goditi në portë dhe e ndali Courtois, por topi u përplas te Militao e përfundoi në rrjetë. Një autogol që fillimisht u anulua, për t'u vlerësuan pastaj nga VAR. Nuk kishte pozicion jashtë loje të ish-milanistit.

AUTOGOLI NDRYSHOI RRJEDHËN E LOJËS

Real Madridi reagoi, por Araujo bllokoi vazhdimisht Vinicius Junior dhe Barça madje iu afrua golit të dytë në kundërsulm. Gavi megjithatë humbi objektivin dhe skuadrat shkuan në pushim 1-0. Në pjesën e dytë, merengues shtynë përpara, duke futur Rodrygo. Por rasti më i mirë ishte i Barcelonës. Kessie goditi i sigurt në minutën e 71' por topi gjeti Ansu Fati, që shmangu efektivisht dyfishimin e ekipit të tij.

Në fund Ancelotti shtoi sulmuesit e tij edhe me të riun Álvaro Rodríguez, por Real Madridi nuk gjeti barazimin. Rasti më i mirë erdhi në minutën e 90', me goditjen e Rodrygo në hyrje të zonës, që shkoi jashtë. Barcelona fitoi 1-0, duke kaluar në avantazh në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, pavarësisht mungesave të Pedri, Dembele dhe Lewandowski. Ndeshja e kthimit do të luhet më 5 prill në Camp Nou.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI