Flash

Ish-drejtori i Romës Sabatini pa 'doreza': "Nainggolan një rrugaç, Paredes duket sikur përdor qetësues"

Lapsi.al 4 March 2023
Ish-drejtori i Romës Sabatini pa 'doreza': "Nainggolan

Walter Sabatini foli për kanalin Gazzetta dello Sport, duke trajtuar çështje të ndryshme të lidhura me futbollin me mungesën e zakonshme të diplomacisë: "Unë nuk e kuptoj se si Roma mund të mbushë stadiumin, këto janë gjëra që duhet të ndodhin kur një ekip bën spektakël. E ndërkohë, ndodhin vetëm sepse njerëzit i besojnë Mourinho”. Ish-drejtori sportiv i verdhekuqve foli më pas për lojtarin me të cilin mbeti më shumë i lidhur nga të gjithë: Radja Nainggolan.

“Unë jam i dhënë pas të gjithë lojtarëve që kam sjellë te Roma. Ai që më zemëroi më shumë është Nainggolan që e dua si një djalë. Por ai është një rrugaç, dikush që nëse i vë 7-8 shotts përpara i pi të gjitha. Për të jeta është një lojë, por ka ndjenja të mira. Është ekzibicionist, duhet ta kishin ndihmuar më shumë shokët e skuadrës. Nuk duhet t'i plotësonin dëshirat, por ta markonin fort. Ai ka pasur gjithmonë cdo gjë ka dashur. Në fushë është një lojtar i klasit të parë. Atë që e pashë të bënte në Romë, nuk e kam parë në lojtarë të tjerë".

Lexo më tej: Di Maria e Paredes festë në Rosario me Messi, tifozët e Juventus tërbohen: “A të kujtohet kush të paguan?”

Sabatini më pas foli për një lojtar që solli te verdhekuqtë dhe që sigurisht nuk po impresionon te Juventus për momentin: Leandro Paredes. “Ai po më zhgënjen, sa herë që e shoh në fushë më vjen një tërbim, ai ka plogështi të padurueshme. Por ai është një lojtar i mirë. Ai di të vertikalizohet si askush në Evropë. Versioni aktual duket sikur përdor qetësues".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI