Flash

Video/ Foden e Bernardo Silva fundosin Newcastle: Manchester City fiton e i bën presion Arsenal

Lapsi.al 4 March 2023
Video/ Foden e Bernardo Silva fundosin Newcastle: Manchester City fiton e i

Manchester City mposhti Newcastle 2-0 në javën e 26 të Premier League dhe ushtroi presion mbi Arsenal. Kryesuesit janë të impenjuar në Emirates kundër Bournemouth. Në Etihad vendosi veprimi brilant i Foden në minutën e 15' dhe e majta e Bernardo Silva (67'). Formacioni i Guardiolës ngjitet në 58 pikë, duke kaluar përkohësisht në -2 nga Gunners. Nga ana tjetër, Magpies mbeten në 41 pikë, -4 nga vendi i katërt i Tottenham.

City merr fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit në Premier League, duke dëshmuar se nuk dëshiron të heqë dorë nga lufta për titull. 2-0 e Citiznes ndaj një Newcastle, që nuk di të fitojë më. Skuadra e Guardiolës shpërdoroi menjëherë me Gundogan, para se të kalonte në avantazh. Në minutën e 15' Foden depërtoi në zonë dhe goditja e devijuar nga Botman befasoi Pope. Kampionët e Anglisë legjitimuan epërsinë e tyre, por shpërdoruan një mundësi të madhe në minutën e 35'. Haaland, i vetëm në zonë, goditi jashtë me kokë në harkimin e De Bruyne. Një gabim i papritur duke marrë parasysh instinktin vdekjeprurës të sulmuesit norvegjez.

Lexo më tej: “Pas bisedës me Guardiolën u largova nga City”: Cancelo tregoi fjalët që iu thanë

Megjithatë, 2-0 erdhi në mesin e pjesës së dytë. Ish-lojtari i Dortmund kontrolloi pasimin e Grealish me shpinë nga portë. Pasimi në hyrje të zonës për Bernardo Silva, i lejoi portugezit të shënonte vetëm dy minuta pas hyrjes së tij në fushë për De Bruyne. Në fund, Pope shpëtoi portën nga Foden, që pa ti mohoet dygolëshi, por thelbi nuk ndryshoi. City fitoi 2-0 dhe ngjitet në kuptën e 58 pikëve, duke mbajtur gjallë garën për titull. Nga ana tjetër, Newcastle pëson humbjen e dytë radhazi. Suksesi në lampionat mungon që nga 15 janari, ditën e suksesit 1-0 ndaj Fulham.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI