Flash

Video/ Zuliani shpërthen kundër prokurorit Chinè: “42 minuta për të dënuar Juven, për Mourinho morën kohë"

Lapsi.al 5 March 2023
Video/ Zuliani shpërthen kundër prokurorit Chinè: “42

Sulm shumë i ashpër nga Claudio Zuliani ndaj prokurorit federal Giuseppe Chinè. Sulmi është kundër atij që më 20 janarin e kaluar kishte kërkuar nëntë pikë dënimi kundër Juventus. Kërkesë që më vonë u bë 15 në vendimin final. Në këtë kuptim ka mbërritur edhe sulmi i egër i gazetarit dhe tifozit të njohur të Juventus.

Sot Zuliani foli në kanalin e tij në Youtube dhe përdori fjalë të forta kundër prokurorit federal Chinè: “Lëvizja brenda prokurorisë federale është e qartë. Le të shpresojmë që Kolegji i Garancisë së Sportit të veprojë ndryshe”. Më pas, ai rriti dozat për vendimmarrësin: “I hoqi 15 pikë Juves në 42 minuta, sepse drejtësia sportive duhet të jetë e shpejtë. Por me Jose Mourinho trajtimi ishte ndryshe”.

Lexo më tej: Kërcënime me vdekje për prokurorin Chiné: në shënjestër të tifozëve të Juventus edhe Gravina e shoqja e tij

Gjatë fjalës së tij, gazetari ndërhyri për pezullimin e skualifikimit të teknikut të Romës Mourinho. Kjo do ta lejojë Special One të jetë në pankinë ndaj Juves: “Nuk e kemi parë kurrë një gjë të tillë, por pse u mor ky vendim? Sepse Chinè argumenton se nuk është e drejtë që të bëhet një skualifikim përpara se të sqarohen faktet. Në dënimin ndaj Juventus ai ishte shumë i shpejtë. Por tani befas Drejtësia nuk duhet të jetë më e nxituar".

https://youtu.be/5e1hgHi5sKI

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI